Nadire Kurti është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet si autorja e vrasjes së Shefki Kurtit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar më 28 korrik në provincën e Rovigos. Ajo pranoi krimin makabër duke thënë se pas një sherri, e copëtoi në tualet me sëpatë, e futi trupin në qese dhe e hodhi në lum. Pjesët e trupit, ishin mbyllur në disa qese plehrash dhe u gjetën midis 28 dhe 30 korrikut.
Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë Nadire Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 71 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.
Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.
Ishin dy fëmijët që ngritën alarmin për zhdukjen e tij të dielën e 24 korrikut, ditë kur u raportua për sherrin mes tyre. Katër ditë më vonë, pranë lumit Adigetto, u gjet fillimisht njëra prej këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza. Më pas karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.
Pasi mësuan se trupi i copëtuar i përkiste Shefki Kurtit, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes janë pyetur fëmijët e viktimës, ku sipas djalit të tij, Arbenit, ose i njohur si Benni dhe vajzës së tij Alketa, baba i tyre nuk kishte armiq.
72-vjeçari kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim. Njerëzit që e njihnin e kanë përshkruar si burrë të denjë, dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij.

Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë Nadire Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 71 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.
Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.
Pastaj 68-vjeçarka i ka futur mbetjet në disa thasë plehrash dhe më pas i ka hedhur në një kanal në Adipetto. Gruaja ka pranuar vrasjen makabre. Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur i moshuari u largua nga shtëpia pas një debati me gruan e tij, zyrtarizoi denoncimin e zhdukjes së tij.
Shefki Kurti dhe gruaja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitin 1991. Fillimisht ata shkuan të jetonin në Villanova del Ghebbo dhe Kurti filloi menjëherë punën si punëtor. Më pas çifti u transferua në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin e njohur si Beni që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale.
-
po nuk vritet njeriu moj nadire, se nuk eshte bageti. Ne fakt te theresh nje pule eshte krim e jo me njeriun. Mund t'ja marresh jeten tjetrit vetem per vetembrojtje, kur te sulmojne familjen dhe ty, por ne anje menyre per te tjera gjera...
Përgjigju -
E smun mendore,ke ba fmije me ta ke kja hallet e ka nejt mas byths tane tane jeten e shkon e vret edhe emnin me kene NANE nuk e meriton vrasje si kanibale si me dashte me hanger te gjalle ne banjo,mos ta prite zoti rrezikun.
Përgjigju -
Te ndahej,jo?
Përgjigju-
E ndau copa copa pra.
-
-
Gjynaf. Po te ndahej,jo?
Përgjigju










Komente
Komento