TIRANE - Dhjetë mijë euro shpërblim ofron Policia e Tiranës për këdo person që jep informacion në lidhje me të dënuarin Nirgen Ymeri. Ai arriti të arratisej në zonën e Unazës së Re në kryeqytet ndërsa transportohej me furgon nga paraburgimi i Drejtorisë së Policisë Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës.
 
22-vjecari është i dënuar me 18 vjet heqje lirie për vrasje të mbetur në tentativë.
 
Policia vë në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit: 069 41 32 128 për të dhënë informacione duke premtuar ruajtjen e anonimatit. 

Sakaq, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi dy policët e togës së shërbimit për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë respektuar procedurat standarde të arrestimit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)