I dashuri i Bar Rafael xheloz
për Mick Jagger, ndahen çifti

I dashuri i Bar Rafael xheloz<br />për Mick Jagger, ndahen çifti
Bukuroshja Bar Rafaeli është ndarë nga i dashuri i saj Adi Ezra natën e ditëlindjes së saj.

Bar po festonte ditëlindjen e saj të 29 në Rolling Stones të mërkurën e kaluar.

Mick Jagger ka qenë i pranishëm dhe modelja ka kërcyer me të në mënyrë shumë të afërt, skenë e cila ka bërë xheloz të dashurin Adi.

I zemëruar dhe i nxituar Adi ka shtyrë të dashurën e tij duke e hedhur përtokë në pistën e kërcimit.

bar rafaeli

Që atë ditë çifti nuk janë parë më së bashku.

Bar është parë të dielën në aeroportin e Los Angelos duke lënë Holliwoodin e shoqëruar nga babai i saj Rafael, dhe vëllai On.

Të dy kanë preferuar të mos flasin për jetën e tyre private kur janë pyetur.

Bar kishte pranuar që ka një lidhje serioze me të dashurin dhe ishin fotografuar në pushime intime në Tajlandë në muajin Mars.

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje