Një 40-vjeçar nga Kukësi ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Muhamet Gërmizi, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në hyrje të tregut të qytetit të Kukësit, është kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin tip autoveturë “A Class”, në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën  penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi ", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com