I dehur në timon, efektivi i FNSH i futet në oborrin e shtëpisë një 70-vjeçari, e plagos në dorë me armën e shërbimit (VIDEO)

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka plagosur me armë zjarri një 70-vjeçar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se  Paulin Shpani, 41-vjeç ngiste në gjendje të dehur makinën e tij tip "Benz", ku si pasojë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e Solli Meçi,  70 vjeç, në lagjen 'Sheq i Madh".

Pas kësaj efektivi i FNSH është konfliktuar me pronarin e kësaj banese 70-vjeçarin Solli Meçin, të cilin e ka plagosur në dorë me armën e shërbimit.


Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat të shumta policie, që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa Paulin Shpani është shoqëruar në polici ndërsa ndaj tij SHÇBA ka nisur një hetim.

Makina e aksidentuar e efektivit të FNSH

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:18
U plagos nga efektivi i FNSH, flet bashkëshortja e 70-vjeçarit: Është makina e tretë që na hyn në oborr (VIDEO)

Bashkëshortja e 70-vjeçarit që u plagos nga efektivi i FNSH, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Sipas saj kjo është makina e tretë që u hyn në oborrin e shtëpisë pasi rruga është burim aksidenti. Ndërkohë ajo ka shtuar se polici dhe bashkëshorti i saj janë konfliktuar dhe më pas është shkrepur arma duke e kapur në dorë 70-vjeçarin.

"Mirë është tani. Këtu bëhen gjithmonë aksidente. Është makina e tretë që na hyn brenda. Si burrat janë konfliktuar. Që të dy janë zënë edhe kaq. Armën e shkrepi s'di me qëllim pa qëllim. Policia tha e ishte i dehur."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 13/02/2020 20:33

    Ky eshte kulmi i debilitetit apo vuajtjes per mend. Burri i botes i dehur shkakton kerdi,me fajin e vet rrezikon jeten e njerezve te pafajshem duke perdorur armen zyrtare. Mjerim.

    Përgjigju
  • xxx: 13/02/2020 11:11

    Ky fshatari me arme nuk duhet te qendroje me ne keto organe dhe te marre denimin e merituar nga drejtedia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital