I deklaroi gruaja 80 mijë euro si shitëse në butik, shkarkohet bashkëpunëtori i Bujar Nishanit në ish-KLD

I deklaroi gruaja 80 mijë euro si shitëse në butik, shkarkohet bashkëpunëtori i Bujar Nishanit në ish-KLD

Arjan Qafa dhe vendimi KPK

TIRANË- Në shtator të vitit 2020, Komisioni i Vetingut, vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë, Arjan Qafa, me argumentin se nuk justifikon pasurinë me burime të ligjshme të ardhurash. Arjan Qafa ka ushtruar edhe detyrën e inspektorit pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës tetor 2013 deri në mars 2016, kohë gjatë të cilës KLD-ja drejtohej nga Bujar Nishani, në cilësinë e Presidentit. Qafa merrej me ankesat ndaj praktikave abuzive të gjyqtarëve. KLD-ja, sot e zëvendësuar nga KLGJ, ka qenë një nga institucionet më të kritikuara nga ndërkombëtarët, si mburojë e gjyqtarëve të korruptuar.

Arjan Qafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996, duke punuar fillimisht si gjyqtar në Bulqizë dhe në Dibër. Në mars të 2016, Nishani e emëroi në Gjykatën Administrative të Apelit. Qafa u verifikuar nga Komisioni i Vetingut për të tre kriteret, ku nuk mundi të kalonte testin e pasurisë. Bashkëshortja e gjyqtarit, Klodjana Qafa, kishte deklaruar 80 mijë euro, të krijuara sipas saj nga puna part-time pas orarit të shkollës si shitëse në një dyqan rrobash 2000-2004, më pas si mësuese 2004-2008, më pas nga puna në një videotekë (shitje disqesh dhe kasetash) si dhe 10 mijë euro dhuratë për martesë nga vëllai.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari tentoi të distancohet nga paratë e bashkëshortes, teksa paraqitur një në KPK një marrëveshje paramartesore, sipas së cilës çifti i kishte menaxhuar veç e veç pasuritë. Por kjo marrëveshje, që kishte dalë në skenë vetëm pas fillimit të hetimit administrativ, u vu në dyshim nga anëtarët e trupës, se mund të hartuar më pas si një alibi. Trupi gjykues paraqiti një dëshmi të bashkëshortes së gjyqtarit në prokurori në vitin 2014, ku ishte pyetur në një hetim penal mbi pasuritë e gjyqtarit, në të cilën ajo thoshte se marrëveshja ishte gojore.

Pas një hetimi të thelluar, Komisioni arriti në konkluzionin se bashkëshortja e gjyqtarit “nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurisë në formë likuiditetesh

cash në shumën prej 70,000 euro deri në vitin 2008”. Gjyqtari këmbënguli se pasuria e tij ishte e ligjshme, por KPK e shkarkoi, duke e përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia. Mbetet për t’u para nëse Qafa katë vendim do ta ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i KPK për gjyqtarin Arjan Qafa

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 09/01/2021 13:28

    Ptu faqeziu. Plehra e gjithe plehrave qe ka pas ndonjehere drejtesia shqiptare. Mallku qofte Bujar Nishani qe e beri gjyqtar kete ndotje toksike. Shife cfar i pafytyre, don t ja ngece fajin gruas, ani pse ha burgun ajo, vetem te shpetoje vete.Keni pare keshtu. A mund te presesh te jape drejtesi falas ky tip? Ëëëë? Ik tani ha mut, sa te vijne e te rrasin ne burg. Palaco cirku!

    Përgjigju
  • Kurvjari: 09/01/2021 09:13

    Po lereni rehat të shkretin se ky i i ka me djersën e P të gruas, ajo thot kam punuar në rrugë ju nuk e besoni..

    Përgjigju
  • Gen pashk syziu: 09/01/2021 00:25

    Si ka munci qe paska gru Se ky esht gay

    Përgjigju
  • O tej: 08/01/2021 21:56

    Shkerdhate ai bashke me Nishan kopanin.

    Përgjigju
    • Pukjani i drejte: 08/01/2021 22:48

      Ky eshte me i pasuri nder ish dhe gjyqtaret aktuale

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë