Policia italiane ka arrestuar në Bolzano 28-vjeçarin Vanxhel Balla, i shpallur në kërkim nga Shqipëria dhe i dënuar për vrasje.
Balla është dënuar në vitin 2020 me 12 vjet burg, prej të cilave i kanë mbetur 9. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për procedurat e ekstradimit.
Bashkë me të vëllain, Aleksandër Balla, vranë me thikë një 36-vjeçar në 2018, në Arras të Dibrës, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në një lokal, ku gjatë përleshjes, 36-vjeçari mori goditje të rënda me thikë në organet jetësore dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Aleksandër Balla, i cili ishte autori kryesor, ia mbathi por ra në pranga pas disa ditësh.
Asokohe, policia arrestoi edhe pronarët e lokalit ku ndodhi ngjarja, babë e bir.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Ëanted”.
Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.
Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.
Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento