Vrau në 1997 vëllain e ish-kryetarit të PS-së Sarandë, ekstradohet nga Greqi 55-vjeçari

Vrau në 1997 vëllain e ish-kryetarit të PS-së Sarandë, ekstradohet nga Greqi 55-vjeçari

Kudret Shametaj

TIRANË- Është ekstraduar nga Greqi, 55- vjeçari Kudret Shametaj, i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e vëllait të ish-kryetarit të PS, Sarandë.

Shametaj në vitin 1997, në Manastir të Sarandës ka vrarë, Andon Merkurin, vëllain e ish-kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Merkuri.

I gjithë sherri në 1997 mes Shametajt dhe Mërkurit ka nisur për një gomë makinë, çka ka bërë që ai të nxjerrë kallashin dhe të qëllojë ndaj të riut.

55-vjeçari, Kundret Shametaj ishte një nga më të kërkuarit e Policisë Sarandës dhe pas arrestimit në Greqi, ai do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja" dhe "Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë