Ditën e djeshme Specialistët e Interpol ekstraduan nga Franca 39-vjeçarin Aleksandër Gjini, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin i dënuar me 23 vite burg për vrasje.
Më datë 06 maj 2013, në Alk, Kurbin, pas një konflikti për motive pronësie, Gjini në bashkëpunim me vëllezërit e tij kanë vrarë me armë zjarri shtetasit D. V. dhe L. V.
Gjini është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 30.06.2016, me 23 vite burg për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ngjarja
Ka qenë orës 20.00 të datës 6 Maj 2013, Ded Vukaj dhe Luigj Vukaj po lëviznin në rrugët e fshatit Fushë – Kuqe, me një furgon me ngjyrë të bardhë, me xhama të errët, pa targa.
Viktimat kanë ndaluar në rrugën para shtëpisë së të pandehurit Ndue Gjini, ku pas një debati të bërë mes tyre Ndue Gjini e 3 djemtë e tij kanë qëlluar me breshëri në drejtim të Ded Vukaj dhe Luigj Vukaj, që ndodheshin në vendet e para të makinës, duke i lënë të vdekur në vend si pasojë e plumbave të shumtë të marrë në trupat e tyre.

(Aleksandër Gjini)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com