Trafikoi si prostitutë në Itali një vajzë nga Elbasani, ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 8 vite burg (EMRI)

Trafikoi si prostitutë në Itali një vajzë nga Elbasani, ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 8 vite burg (EMRI)

foto ilustruese

Është ekstraduar nga Interpol Tirana një shqiptar i dënuar me 8 vite burg. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/ Greqi, drejt vendit tonë, i shqiptarit: Viktor Floqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan

29-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda  kishte vendosur dënimin e tij me 8 vite burg për veprën penale "Trafikim i personave të rritur". Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 8 vjet burg.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/ Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Viktor Floqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Shtetasi Viktor Floqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të "Trafikim i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen "Partizani" Elbasan. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/08/2018 17:15

    Për këtë kategori , burgu eshte më i keqi pasi nuk është vetëm periudha e burgimit por mbi të gjitha këta punohen mirë brënda..

    Përgjigju
  • Fredi: 14/08/2018 17:15

    Për këtë kategori , burgu eshte më i keqi pasi nuk është vetëm periudha e burgimit por mbi të gjitha këta punohen mirë brënda..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij