Një 41-vjeçar i dënuar me pesë vite burg për veprën penale të përndjekjes është arrestuar nga Policia e Pukës. Në pranga ka rënë shtetasi Zamir Puka, banues në Pukë, i cili ishte në kërkim.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim. Me datë 10.05.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Zamir Puka, 41 vjeç, banues në Pukë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pukë me vendim nr. 228, datë 30.11.2017 ka denuar me 5 vite burg, për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të metejshme.