I dënuar në Itali për grup kriminal, drogë e prostitucion, konfiskohen 11 pasuri të Roland Domit

I dënuar në Itali për grup kriminal, drogë e prostitucion, konfiskohen 11 pasuri të Roland Domit

TIRANË- 11 pasuri në pronësi të Roland (Taulant) Domit, i dënuar në Itali për grup të kriminal, shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të lëndëve narkotike, janë konfiskuar nga GJKKO. Ishte Operacioni Forca e Ligjit, që i referoi materialet SPAK. Pas hetimeve të kryera nga SPAK, prokuroria i kërkoi GJKKO-së që të konfiskojë pasuritë e Domit, pasi dyshohet se janë krijuar me të ardhura nga krimi.

Konkretisht GJKKO ka konfiskuar:

1.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

2.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m², Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

3.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

4.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

5.Pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

6.Pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

7.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

8.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

9.Pasuri e paluajtshme apartament, me sipërfaqe prej 34 m2, me kuotë pjesëmarrje 3.6%, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetases N. Domi;

10.Automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi;

11. Automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës