I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet dibrani i kërkuar nga Interpol

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet dibrani i kërkuar nga Interpol

Foto ilustruese

Një 24-vjeçar nga Dibra i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni ka rënë në prangat e policisë.

Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Torinos/Itali, për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni". Interpol Roma e kishte shpallur atë në kërkim ndërkombëtar, gjë e cila ka vënë në lëvizje Interpol Tiranën.

Arrestimi i tij është bërë në Maqellarë, Dibër, ku edhe banonte. 

Njoftimi i Policisë: 

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/ Itali

Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, kanë zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni".

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë