I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, GJKKO i konfiskon 4 apartamente, godinë e një dyqan vlonjatit

I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, GJKKO i konfiskon 4 apartamente, godinë e një dyqan vlonjatit

Foto ilustruese

Katër apartamente dt në Tiranë e dy në Vlorë, një dyqan dhe një ndërtesë te ‘Uji i Ftohtë’ në pronësi të trafikantit të drogës, Viktor Shorajt i kanë kaluar shtetit. GJKKO ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar e duke kaluar në pronësi të shtetit pasuritë e vlonjatit Viktor Shorajt.

Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të "Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike"; "Shtrëngim për dhënie pasurie"; "Mbajtja pa leje e armëve"; "Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".  Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.

Pasuritë e konfiskuara:

·         Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

·         Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

·         Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

·         Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

·         Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.

·         Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 21/07/2023 12:15

    Gjynah se ky ishte dhe Akademik me titull dhe Profesor I nderuar...

    Përgjigju
    • populli: 21/07/2023 13:36

      po ky simur e kish emein tani e punonte te antidroga.....e prof. dipolome fallco

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)