I dënuar në Milano për drogë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Xhesian Abedini 26 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Gjatë operacionit të koduar ‘Milano’ policia ka arrestuar në rrugën "Rexhep Pinari" dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin, Xhesian Abedinin.

Abedini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.         

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rënia e euros, ekspertja për Report Tv: Do arrijë vlerën nën 100 lekë! Në korrik ulje më e madhe, Banka e Shqipërisë të ndërhyjë

Rënia e euros, ekspertja për Report Tv: Do arrijë vlerën nën 100 lekë! Në korrik ulje më e madhe, Banka e Shqipërisë të ndërhyjë