I dënuar në Shqipëri me 4 vite burg për kultivim kanabisi, arrestohet i riu shqiptar në Itali

I dënuar në Shqipëri me 4 vite burg për kultivim kanabisi, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Foto ilustruese

ITALI- Policia italiane ka arrestuar në qytetin Rieti një 26-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në Shqipëri për kultivimin e lëndëve narkotike me 4 vite burg sipas mediave italiane.

Teksa policia italiane po kryente një kontroll rutinë gjatë natës  në rrugën Via Salaria per l'Aquila, i riu shqiptar u ndal dhe pas kontrolleve rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar me qëllim ekstradimi për llogari të Autoritetit Gjyqësor Shqiptar.

Nisur nga rreziku i arratisjes, oficerët e arrestuan dhe e shoqëruan të riun në burgun e zonës , duke e vënë në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Romës, e cila do të vlerësojë ekstradimin e të riut në vendin e origjinës, ku mund të vuajë dënimin e mbetur.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv