I dënuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron ish shefin e IKMT-së në Sarandë

I dënuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron ish shefin e IKMT-së në Sarandë

Julian Preni dhe Arjel Balani

Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga paraburgimi të ish shefit të IKMT-së së Sarandës, Julian Preni.

Gjithashtu u vendos edhe lirimi i ish-punonjësit të Zyrës së Urbanistikës Sarandë. Të dy u arrestuan në qershor të këtij viti me urdhër të SPAK.

Ndërsa lirimi i tyre vjen me argumentimin se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.

'2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani bazuar në nenet 112 dhe 261/1/c të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 525, datë 15.09.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesve (të pandehurve) Arjel Balani dhe Julian Preni.

2. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Arjel Balani me vendimin nr.115 Akti datë 25.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.', thuhet në njoftimin e gjykatës.

Julian Preni u akuzua fajtor nga GJKKO më 26 qershor të këtij viti për akuzën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ish punonjësi i zyrës së urbanistikës Arjel Ballani u akuzua fajtor për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

'4. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Julian Preni me vendimin nr.115 Akti dt 25.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Julian Preni nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.', vijon më tej njoftimi i gjykatës.

Prokuroria e Posaçme, SPAK i akuzoi të gjykuarit për dy raste të veçuara korrupsioni. Në rastin e parë Arjel Balani, u akuzua se mori 6 mijë euro nga biznesmeni lokal Foti Doda për të siguruar pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit një leje plazhi. Hetimet gjetën se Balani që kishte kërkuar 12 mijë euro për këtë leje, dështoi dhe ktheu pas edhe shumën prej 6 mijë eurosh.

Në krahun tjetër i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, 7500 Euro, për të mos i prishur një objekt që kishte ndërtuar në plazh Ksamil. Sipas hetimeve, Doda i dha Prenit 3000 euro dhe prishja e objektit u shty për disa muaj, nga shatori 2019 deri në qershor të 2020-ës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë