REPORT TV zbardh detaje të reja për të kaluarën e 33-vjeçarit që iu bë atentat pasditen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier te ura e Mifolit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Romarjo Aliraj është personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar më parë për mashtrim dhe drogë, pasi është arrestuar me kanabis.
Pas daljes nga burgu ai shpërndante pica, ndërsa dje iu bë atentat, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte. Grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes apo prishjes së pazareve të drogës nisur nga e kaluara e tij, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
Romarjo Aliraj
Si ndodhi atentati dje
Aliraj ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin që një makinë po e ndiqte e qëlloi me breshëri. Makina u bë shoshë nga kallashnikovi, pasi e kapën 15 plumba, por fatmirësisht Aliraj shpëtoi pa asnjë plagë nga plumbat, ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pas daljes së makinës nga rruga, pasi 33-vjeçari humbi kontrollin duke përfunduar në një arë.
Report Tv solli foton e të riut dhe pamjet e makinës me targa AA 864 SV, e cila i kishte të dyja dyert e hapura duke krijuar dyshimet se në automjet mund të kishte qenë edhe një tjetër person, që mund të ishte larguar pas atentatit për të shpëtuar nga policia. Romarjo Aliraj u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk e ka kapur asnjë plumb.
Makina e Romarjo Alirajt
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4066
Lajme të tjera
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
Krisje me Berishën? Meta: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit
25 Prill, 22:11
-
PL e rithemeluar, Meta: Nepotizmi problem! Nëse Kryemadhi do të jetë në Kryesi duhet t'i nënshtrohet një votimi
25 Prill, 22:07
-
Meta: Ja kur ndodhi krisja me Bashën! Bëri 60 emërime fiktive në ministri të Jashtme teksa pushonte te shtëpia ime në Lalëz
25 Prill, 21:58
-
Meta i ashpër me Bashën: Mashtrues, legen, asnjë nuk të njeh babanë, por vjehrrin! S'të njohin vëllanë, por kunatin
25 Prill, 21:56
-
Meta: Tarallaku nuk e di që mbledh dyfishin e njerëzve të 2 marsit para SPAK-ut
25 Prill, 21:49
-
Në listën e zezë të SHBA? Meta: Ndërkombëtarët kanë tentuar të më intimidojnë! Mërzitëm vetëm po më shpalli non grata Klubi i Celtik
25 Prill, 21:45
-
Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest për mua nuk do të arratisem nga Shqipëria
25 Prill, 21:41
-
Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimin e Harvey Weinstein
25 Prill, 21:37
-
Gjendje e rënduar mendore? Ja si përgjigjet Meta në 'Frontline'
25 Prill, 21:33
-
Hetimet për CEZ-DIA drejt mbylljes? Meta: Kjo është një përrallë
25 Prill, 21:32
-
Meta: Dumani e Rama oferta Kastriot Ismailajt për të shpifur për mua për dosjen CEZ-DIA! S'jam politikan që shantazhohem
25 Prill, 21:25
Kokpalari i the bestit qe shperndante sufllaqe! Ajde se do t mbroj Arbeni tani
PërgjigjuHahahahaha