I dënuar për shitje drogë, arrestohet 41-vjeçari në Qafë-Botë! Gënjeu policinë për identitetin

I dënuar për shitje drogë, arrestohet 41-vjeçari në Qafë-Botë! Gënjeu policinë për identitetin

Sabri Tahiraj, 41-vjeç është arrestuar nga policia e kufitare në Qafë-Botë, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

41-vjeçari banues në Cakran, Fier, gjatë intervistimit në nga policia Qafë Botë, ka dhënë identitet të rremë, por si rezultat i verifikimeve dhe i veprimeve të thelluara hetimore, është bërë i mundur identifikimi i tij.

Në vitin 2019, 41-vjeçari dhe 2 shtetas të tjerë u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kreshpan”, të finalizuar nga Policia e Fierit. Me qëllim realizimin e hetimeve dhe dokumentimin e rastit me prova ligjore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi fillimisht ndaj shtetasit Sabri Tahiraj, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, u dokumentua me prova ligjore, përgjegjësia penale e 41-vjeçarit dhe Gjykata vendosi dënimin përfundimtar të tij, me 5 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 

Sabri Tahiraj ishte larguar në mënyrë të kundërligjshme, në drejtim të shtetit grek, me qëllim shmangien nga vuajtja e dënimit me burgim dhe është kapur nga Policia greke, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë shqiptare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes