I dënuar përjetë për ‘Masakrën e Lushnjës’, nis gjyqi në Apel për Laert Haxhiun! I pranishëm dhe Dumani, seanca shtyhet për më 23 Tetor
Laert Haxhiu, i pandehur për 'Masakrën e Lushnjës'
Tiranë- Nisi procesi në Apelin e Gjykatës së Posaçme, për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për “Masakrën e Lushnjës”, e ndodhur më 11 Tetor të vitit 2017.
I cilësuar si kreu i një prej bandave rivale të asaj të Lushnjës, e drejtuar nga Aldo Bare, Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë të GJKKO, që vendosi burg përjetë në mungesë për 33-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut, kurse shënjestër dyshohet se kishin nipin e Bares.
E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, si dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
Gjyqi ndiqet dhe nga babai i Laert Haxhiut. Në seancë ndodhej edhe vetë Laert Haxhiu, që mbrohet nga avokati Detar Hysi.
Mbrojtësi ligjor kërkoi largimin nga trupa e gjykimit të gjyqtares Daniela Shirka, pasi ka shqyrtuar një kërkesë në themel.
Kurse prokurorja e dosjes tha se “Bujar Turku dhe Agron Hoxha konsiderohen të njoftuar, ndërsa për personat e tjerë që janë larguar kërkojmë edhe njëherë të tentohet njoftimi i tyre. Në këto kushte kërkojmë shtyrjen e seancës, që të njoftohen dhe ata”.
Trupa gjykuese vendosi që në këto kushte, do procedojnë me njoftimin për shpallje për Fatos Latifin, Marjus Xhepexhiun, ky i plagosur në atentat dhe Xhuljo Shkurti, që besohet se ishte objektivi.
Seanca e radhës u shty për datën 23 Tetor 2024, ora 09:00. Haxhiu është dënuar me izolim përjetë nga shkalla e parë më 24 Prill të këtij viti, në lidhje me këtë ngjarje. Haxhiu kap vitin e kaluar në Greqi dhe u ekstradua pak javë më parë (3 Korrik), nga Interpol Tirana.
Ai ka edhe një dosje tjetër të hapur nga SPAK së fundmi, për organizatën kriminale të akuzuar për 18 krime, mes të cilave 6 vrasje dhe 5 atentate në një dekadë, ku të pandehur janë shumë persona.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
59.9%
-
Jo
18.8%
-
Duhet më shumë
21.4%
Vota total: 4924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor, 10:45
-
Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit më 2020, GJKKO dënon me 27 vite burg 3 persona! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:40
-
Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako
20 Dhjetor, 13:09
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
5 vite SPAK, Sula: Stekën e ka ngritur vetëm tek opozita, jo mazhoranca! Nesturi: Ata që flasin kundër, janë më të prekurit! Sefa: Ecuria duhet të ishte më e shpejtë
19 Dhjetor, 21:58
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor, 15:05
-
Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës
19 Dhjetor, 13:03
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor, 07:22
-
Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë
18 Dhjetor, 19:39
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor, 13:58