Gjykata e Laçit ka dhënë masën e sigurisë për 5 gardianët e burgut të Shënkollit në Lezhë pas dhunimit të prokurorit Ervin Beqiri. Togat e zeza për tre prej gardianëve kanë vendosur masën detyrim paraqitje, ndërsa për dy të tjerë arrest me burg. Të lirë janë lënë Kol Deda, oficer në burg, Astrit Reci dhe Pjerin Ndoj të dy gardianë.
 
 
Gjatë ditës së djeshme burgu i sigurisë së lartë në Shënkoll është përfshirë nga një ngjarje e paprecedente. Prokurori Ervin Beqiri është goditur me grushte e shkelma nga një i dënuar për vrasje. Mariglen Përgjini, i dënuar me 7 vjet për vrasjen e një të riu në Janar të 2013-ës, është “hakmarrë” ndaj prokurorit Ervin Beqiri, pasi ky i fundit kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vjet burg në kohën e gjykimit.

Prokurori i rrethit të Lezhës kishte shkuar në burgun e Shënkollit për t'i komunikuar akuzat dy te burgosurve, Engjell Nika dhe Anton Toni. Por teksa komunikonte me këta të fundit në dhomën e pyetjes së të arrestuarve, është futur pa ftesë dhe Përgjini.


Duket se fytyra e prokurorit  është memorizuar më së miri nga i dënuari Mariglen Përgjini, i cili e ka pikasur dhe ka nisur ta ofendojë...por kjo vetëm fillimisht, pasi më tej ai e ka goditur me grushte e shkelma. Sulmi ndodhi ne dhomat e ajrimit, ku i dënuari është shkëmbyer me prokurorin. 




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)