TIRANË- I dënuari me burgim të përjetshëm për krimet e kryera 14 vite më parë, Avni Majallari, ka rënë sot në prangat e policisë së Tiranës.

52 vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht edhe nga Interpoli, është arrestuar nga Policia e Tiranës, nga njësia speciale e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

Arrestimi i të shumëkërkuarit është bërë në banesën e tij, në rrugën “Ibrahim Brahja” vend ku janë gjetur dhe armë zjarri të tipit kallashnikov e një pistoletë.

"Gjatë momentit të arrestimit Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov ; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshmë fishekësh e municionesh."- thuhet në njoftimin për shtyp.

Në vitin 2000, gjatë një konflikti me armë, Avni Majallari kishte kryer krimin e “vrasjes me paramendim” të shtetasve Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzit, në segmentin rrugor Tiranë-Dajt.
 
Kapja e tij u bë sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal.

avni majallari ne drejtorine e policise
(Në foto: Avni Majallari i arrestuar sot, duke u shoqëruar për në drejtorinë e policisë,  Foto të tjera)

Redaksia Online
(ak/shqiptarja.com)