Një japonez i cili kaloi më shumë se 40 vjet në dënim me vdekje derisa u shpall i pafajshëm vitin e kaluar, i janë dhënë 1.4 milionë dollarë si kompensim, tha një gjykatë të martën, afërsisht 85 dollarë për çdo ditë që u dënua gabimisht.
Ish-boksieri profesionist Iwao Hakamata, 89 vjeç, u dënua me vdekje në vitin 1968 për një vrasje të katërfishtë, pavarësisht se vazhdimisht pretendonte se policia kishte fabrikuar prova kundër tij.
Dikur i dënuari me vdekje më jetëgjatë në botë, ai u shpall i pafajshëm pasi një test i ADN-së tregoi se rrobat me njolla gjaku që u përdorën për ta dënuar atë ishin bërë shumë kohë pas vrasjeve, sipas transmetuesit publik japonez NHK.
Gjykata e Qarkut Shizuoka konfirmoi Hakamata kishte marrë më shumë se 217 milionë jen, një pagesë që përfaqëson rreth 85 dollarë amerikanë në ditë që kur ai u shpall fajtor, shkruan CCN.
Përfaqësuesi i tij ligjor Hideyo Ogaëa e përshkroi kompensimin si “shumën më të lartë” të dhënë ndonjëherë për një dënim të gabuar në Japoni, por tha se nuk mund të kompensonte kurrë atë që kishte vuajtur Hakamata.
Hakamata fillimisht pranoi akuzat kundër tij, por më vonë ndryshoi deklaratën e tij, duke akuzuar policinë se e detyroi të rrëfehej duke e rrahur dhe kërcënuar.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.5%
-
Jo
27.6%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026
20 Mars, 14:57
-
Presidenti Trump dhe kryeministri Ishiba rikonfirmojnë lidhjet mes SHBA-së dhe Japonisë
7 Shkurt, 22:58
-
SHBA/ Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kryen takimin e parë me homologët nga Japonia, Australia dhe India
22 Janar, 07:49
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
Japoni, tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 godet vendin, lëshohet alarm për cunami
13 Janar, 15:56
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë
6 Janar, 08:48
-
Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki
28 Dhjetor 2024, 07:25
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor 2024, 11:32
-
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
15 Nëntor 2024, 22:24
-
Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
5 Nëntor 2024, 15:16
-
Aeroporti 20 miliardë dollarësh i ndërtuar në oqean, tashmë ‘po fundoset’ në ujë
13 Tetor 2024, 12:20