Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026

Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026

Skuadra japoneze

Pas fitores 2-0 përballë Bahreinit, Japonia bëhet kombëtarja e parë që është kualifikuar në fushë për Botërorin e vitit të ardhshëm dhe e katërta në total duke marrë parasysh edhe prezencën e shteteve pritëse, që në vitin 2026 do të jenë Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

Golat e Daichi Kamada dhe Takefusa Kubo i dhanë japonezëve një fitore 2-0 ndaj Bahreinit të enjten, me aziatikët që janë të pamposhtur dhe kështu marrin biletën e parë nga fusha për në Botëror. Kjo do të jetë paraqitja e tyre e tetë radhazi në Kupën e Botës.

Japonia ka qenë në formë të pandalshme në raundin kualifikues dhe ka fituar pesë ndeshje dhe ka barazuar një. Trajneri Hajime Moriyasu i ka varur shpresat te lojtarët e Premier League, Wataru Endo i Liverpool dhe Kaoru Mitoma i Brighton.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Mezi e ngjalla Lulin’, Rama-Bashës: Ku e gjete këtë emrin 'Euroatlantikët'?

‘Mezi e ngjalla Lulin’, Rama-Bashës: Ku e gjete këtë emrin 'Euroatlantikët'?