Një i dënuar në burgun e Fierit në një lidhje telefonike për Report Tv kundërshton projektligjin e amnistisë që u miratua nga qeveria në fund të vitit të kaluar dhe po diskutohet tani në komisione përpara se të kalojë në Kuvend për miratim.
I dënuari Viri Shakaj tha se ka mbledhur një mijë firma në një peticion që kërkon zgjerimin e kategorive që përfitojnë amnisti. Ai kërkon që të përfshijë një numër më të madh dhe jo vetëm 180. Viri Shakaj akuzoi se ata që i dënuan sot luajnë domino, referuar gjyqtarëve që u nxorën jashtë sistemit nga vettingu.
"Ideja është këtu. Amnistia duhet të jetë për të gjithë. Shqetësimi nuk është vetëm i imi. Ministrja ka gjithë këto kohë që thotë amnisti, amnisti dhe dalim vetëm 180 të dënuar. Ne jo vetëm që nuk përfitojmë po na mbajnë me shpresa nga 4 muaj. Cila është amnistia, për ata që kanë bërë ndërtim pa leje. Ne kemi firmosur një peticion. Kemi 1000 firma.
Ne kemi dy-tre muaj që e kemi bërë. Ideja është ne kemi kërkuar të bëhet përfshirëse. Jo një i njerkës një i babait. Të gjithë gjyqtarët që na kanë dënuar ne sot luajnë domino. Ne i kërkojmë ta shikojnë mirë sepse na shkatërruan ne, familjet tona. Vajtëm vite këtu nuk kemi dy muaj. Falenderoj ty, stafin tuaj dhe Report Tv. Janë 5500 veta në burgjet shqiptare dhe po dalin 20 veta" deklaroi ai.
Pak ditë më parë ishin të burgosurit në Reç që firmosën një peticion duke kërkuar që të mos diskriminohen nga gratë, të cilave do u ulet 1/3 e dënimit. Amnistia po vijon që të diskutohet në komisione, deri tani ka kaluar te 'Ligjet' dhe 'Siguria' përpara votimit në Kuvend.
(Kategoritë që përfitojnë sipas vendimit te qeverise)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli zbardhi vendimin, Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Gjykata na mëson se si bëhet politikë, asnjë provë dhe argument ligjor! 50 ditë në burg me urdhër të Ramës
18 Nëntor, 11:42
-
Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës
14 Nëntor, 09:31
-
‘Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit!’, Ervin Salianji për aksidentimin e 8-vjeçarit në Peqin dhe protestën e banorëve: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar!
8 Nëntor, 16:43
-
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
31 Tetor, 17:25
-
'Po shkruaj nga një kënd i qelisë nr.6', Ervin Salianji: Një hap më shumë drejt Brukselit, melhelm për Shqipërinë
26 Tetor, 13:15
-
Lefter Alla lirohet nga qelia, ish-kryebashkiaku i Bulqizës përfundoi dënimin
22 Shtator, 10:50
-
Tentoi të fusë drogë në burgun e Fierit, arrestohet 66-vjeçarja! E kishte fshehur në atlete
23 Gusht, 16:42
-
Reagim i avokatëve për situatën e mbipopullimit në burgje: Gjykatat të japin vendime alternativë për veprat e lehta penale .
10 Shkurt, 14:25
-
4 muaj kaos, ‘amnistia’ bën bashkë socialistë e demokratë! Xhaferaj e Kryemadhi në mbledhje online, me draft për amnistinë
23 Janar, 15:05
-
Manja i shtrin dorën opozitës për amnistinë: Të bashkojmë votat në Kuvend, t’u japim mundësinë 700 të dënuarve të bashkohen me familjet
12 Janar, 14:41
-
Dan Hutra ‘thuri’ planin e arratisjes nga burgu i Fierit me 3 vlonjatë të burgosur! Krijuan mjete me enë kuzhine të prisnin hekurat! Kërkohet izolimi në ’41 Bis’
5 Janar, 11:13
-
Vrasja në burgun e Peqinit, të burgosurit ‘VIP’ nga burgu i Durrësit dërgohen në Fier! Transferohen për çështje sigurie Dako, Koka, Beleri e ish-zyrtarë të tjerë
19 Dhjetor 2023, 16:31