'Ligjet' kalojnë amnistinë, përfshihen edhe të dënuarit deri më 31 dhjetor 2019!

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar  në mbledhjen e sotme vendimin e qeverisë për amnistinë, më një ndryshim. Efekti i amnistisë do të përfshijë të gjithë kategoritë që përfitojnë dhe që janë dënuar deri më datë 31 dhjetor i viti që lamë pas. Në votimin e kësaj shtyrje të efektit të amnistisë të gjtihë të pranishmit kanë votuar pro, perveç Alket Hysenit dhe Bashkim Finos që abstenuan. Fillimisht Manja kërkoi që efektet e amnistisë të shtyheshin në momentin që hyn në fuqi, por Gjonaj u shpreh se nëse miratohej në këtë formë kush ka bërë krim dorëzohet dhe përfiton nga amnistia.  Hyseni  tha është e drejtë kjo që thotë ministria or nëse efekti shtyhej deri më 31 dhjetor, dhe kështu nuk ka kush dorëzohet. Kështu komisioni vendosi shtyrjen e efekteve deri në 31.12.2019. Ministrja Gjonaj u shpreh se janë 22 gra dhe 1 i mitur që do të përfitojnë lirinë nga amnistia nga 164 të dënuar që do të lirohen në total. 

Amnistia në Komisionin e Ligjeve solli debate mes të pranishmëve. Ndaj Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u drejtua disa pyetje lidhur me paqartësitë për vendimet e qeverisë në lidhje me amnistinë që ka nxjerrë, por edhe për numrin dhe kategoritë që përfitojnë.

Sipas Gjonajt, gra të dënuara me vendim të formës së prerë në burgjet shqiptare janë 54 nga të cilat 22 do të përfitojnë lirinë nga amnistia, ndërsa 28 të tjera ulje të dënimit me 1/3 e tij. Ndërkohë që nga amnistia sipas kreut të Komisionit Ulsi Manja, do të përfitojnë edhe 4 të mitur ku njëri prej tyre do të lirohet ndërsa 3 të tjerët do të përfitojnë uljen e dënimit.  Nga ky pr/ligj pritet t’ë përfitojnë rreth 700 të dënuarve.

Teksa po zhvillohej seanca dëgjimore me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për projektligjin e amninistrisë, në Komisionin e Ligjeve, ka pasur edhe debate të forta që pasuan me largimin nga mbledhja të deputetit Adratik Alimadhi, i cili pretendoi se u ndje i fyer nga kolegët e mazhorancës.

Që në fillim ai kërkoi që t’ia bënte pyetjet një e nga një ministres, por që u kundërshtua nga socialisti Bashkim Fino.

Manja: Zoti Alimadhi i kërkon pyetje përgjigje sepse do të jetë i qartë për secilën nga pyetjet

FinoZoti kryetar, zbato nenin e rregullores së Kuvendit. Çdo anëtar, deputet ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë pyetje, ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë diskutime, që do të thotë se unë kam të drejtën time të flas, të bëj 10-15 pyetje, mbaroj, marr përgjigje, kënaqem apo nuk kënaqem pak rëndësi ka. Kam të drejtën prap të marr fjalën kur diskutohet në parim dhe kur diskutohet nen për nen. Të lutem respekto rregulloren e Kuvendit.

Manja: Shumë faleminderit për sugjerimin. Zoti Alimadhi mban shënime pas çdo përgjigje që kthen ministrja dhe do zbatojmë pyetje përgjigje.

Fino: Është shkelje e rregulloreve

Manja: Po, do shkeli rregulloren

FinoPo shkele pra…

Ndërkohë që teksa ishte duke folur Alimadhi, pati ndërhyrje nga ana e socialistëve.

Alimadhi: Qeshni kur unë flas, më thoni nëse nuk më doni në komision dhe largohem. Nuk ofendoj asnjë, mos qeshni të paktën kur flas. E bëtë një opozitë që të ikte, po largohem edhe unë. Mos flisni në këtë gjuhë të pakulturë. Nëse nuk jam për këtu unë të largohem . Si diktaturë. Nuk qeshet kështu. Ku jemi këtu. Nëse unë se kam vendin këtu më çoni ku ka qenë para viteve '90.

Pas kësaj Alimadhi u largua nga mbledhja, ndërkohë që ministrja Gjonaj vijoi raportimin për amnistinë.

Ndërkohë në Komisionin e Sigurisë, ditën e djeshme amnistia pësoi dy ndryshime. Ndryshimi i parë lidhet me penalizimin e të gjithë atyre që janë dënuar për shkak se kanë vjedhur. Në amnisti u miratua edhe propozimi i dytë i Felajt, që ata që janë dënuar për ndërtim pa leje të lirohen nga burgu.

Nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që janë dënuar për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion.

(Kategoritë që përfitojnë sipas vendimit te qeverise)

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alivogli: 23/01/2020 12:13

    Dmth zoteria Thote a Jane pyetur grate a duan te lirohen nga burgu? Edhe habitet se qeshin koleget.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja