Të burgosurit e Reçit kërkojnë barazi gjinore: Të rishikohet amnistia, jo vetëm për gratë, të ulet 1/3 e dënimit edhe për burrat (Letra)

Të burgosurit e Reçit kërkojnë barazi gjinore: Të rishikohet amnistia, jo vetëm për gratë, të ulet 1/3 e dënimit edhe për burrat (Letra)

Burgu i Reçit dhe letra drejtuar Report Tv

172 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Reçit në Shkodër në një letër drejtuar Report Tv kërkojnë nga qeveria që të ndryshojë projektligjin për amnistinë që ka përgatitur dhe do të miratojë në parlament në nisje të sesionit të ri parlamentar. Nga projektligji i amnistisë përfitojnë disa kategori, por ajo që ka sjellë kundërshtimin e të dënuarve të Reçit është pika që parashikon uljen e 1/3 së dënimit për 28 gra. Të dënuarit e Reçit këtë e konsiderojnë si diskriminim gjinor. Prandaj, ata i drejtohen qeverisë që në amnistinë e premtuar të ndërhyjë dhe të shikojë këtë pikë, pasi "të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, si burrat edhe gratë" thonë të dënuarit. 

Letra e të dënuarve të burgut të Reçit
Kërkesë; drejtuar Report Tv
Jemi të dënuarit e burgut të Reçit Shkodër. Duke u bazuar te neni 18 të gjithë janë të barabartë para ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindja politike, fetare, filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale dhe përkatësia prindërore. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqe të përmendura në paragrafin 2 nëse nuk ekziston një përligj i arsyeshëm dhe objektiv. Amnistia e vitit 2019 që është premtuar dhe akoma nuk është dhënë. Kërkojmë ta shikoni me përpikmëri këtë cështje gjinore, se të gjithë janë të barabartë para ligjit, si gratë edhe burrat, të ulet 1/3 dënimit. Kërkojmë nga Report Tv të ngrejë zërin për të burgosurit që vuajnë dënimin. Me respekt për Report Tv, të dënuarit e Reçit në Shkodër.

Kategoritë që përfitojnë

1. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

2. Amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

3. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

4. Amnistohen personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

5. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. 

6. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

7. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

8. Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Drafti do të kalojë në Kuvend për t'u miratuar në seancën e parë të sesionit parlamentar në janar. 731 të dënuar e fundit që patën mundësi të liroheshin nga amnistia i përkasin vitit 2016, ndërsa prej tre vitesh një projektligj për amnistinë nuk ka mundur të kalojë në parlament.

( Kliko këtu ) Projekt-ligji i plotë i amnistisë

Letra e firmosur nga te denurait ne burgun e Reçit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tony: 17/01/2020 07:19

    Rrini aty se jeni mire çdoni me dal perjashte jeni me fat

    Përgjigju
  • Yes: 17/01/2020 01:41

    Ikni mor rrini se mir jeni nuk keni shku aty se keni dasht me punu si punon gjith bota Ju duhet me ju cu edhe 1/2 e denimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja