Kryeministri Edi Rama i dërgoi ditën e sotme letrën e pestë publike letrën e pestë publike liderit demokrat Lulzim Basha ku i bën ftesë për dialog për zgjidhje të krizës politike. Ky lloj komunikimi që është vendosur përgjatë ditëve të fundit mes tyre ka ngjallur mjaft reagime.

Të shumta kanë qenë edhe komentet në rrjetet sociale. Vetë kryeministri Edi Rama është kujdesur t'i përgjigjet disa prej tyre në profilin e tij zyrtar.

Ndjekësi: Hahahahaa tallu me këtë popull tallu o i madhi Skënderbe. Në vend që të bësh diçka për Shqipërinë del dhe dërgon letra Bashes si me e pas dashnore. Je bere bajat pa pik shije leximi

Rama: S’të vë faj aspak që s’kupton se këto letra janë edhe për ty edhe për këdo që ka vërtetë interes të kuptojë më shumë, lidhur me këtë situatë e me pozicionet e palëve! Përqafime

Ndjekësi: Gjigand ti ben shume mire qe i ben thirrje nje njeriu qe s'ka vesh te degjoje, por dhe po degjon pak, nuk e le " babai" te shoqerohet me ty. Ben mire sepse i del borxhit disa te pa udheve qe u ka humbur rruga ne rruge sikurse ju thoni. Ben mire se dhe nderkombetaret, sikurse te kan mbeshtetur deri me tani, t'a dine mire qe faji nuk eshte i joti. Mirpo ben dhe keq, pasi njeriu qe ka pak, qe nuk kupton, ta merr kete sjelljen tende prej njeriu te mire per dobesi. Ndaj te lutem boll me me letra, mos ik tek e gjashta, degjo mua, nuk kan me vlere. Respekt per ty, dhe ec para ne rrugen qe ke projektuar me vizionin tuaj qe nuk e zotron tjeter kush ne Shqiperi.

Rama: Letrat jane edhe per ty, s’jane vetem per marresin, prandaj jane publike! Sa per dobesine s’ka problem, kohen perpara e kemi:-) Perqafime