I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Escobar: Rajoni më shumë bashkëpunim, jo përçarje

I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Escobar: Rajoni më shumë bashkëpunim, jo përçarje

I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Ballkanit perëndimor i duhen lider politikë që të jenë të përkushtuar në rrugëtimin e evropian. Escobar ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd, nga ku ka folur për politikën në Ballkan, ku sipas tij vendeve të rajonit iu duhen politikanë që të diskutojnë mbi problemet aktuale, të ardhmen dhe jo mbi çështjet që kanë kaluar.

 “Çelësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është ai i cili krijon gjithëpërfshirje, integrim, pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste. Ne kemi nevojë për politikanë të përkushtuar të Bashkimit Evropian, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë kështu. Shohim disa tendenca shqetësuese në përqendrimin e pushtetit në partitë politike dhe koncentrimin të mundësive ekonomike te njerëzit që janë të lidhur me paritë politike”, tha Escobar.

Sipas Escobar, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar shumë, prandaj duhet punuar për të bindur vendet skeptike të unionit se ballkani është një mundësi. Ai ka shtuar se politikat e çdo administrate amerikane kanë qenë që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e BE-së.

“Shumë vende kanë shënuar përparim të madh dhe shpresoj se së bashku me kolegët tanë evropianë do të kemi sukses të bindim anëtarët se ata nuk janë rrezik sa janë mundësi”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Ecobar ka mbështetur inciativën 'Open Balkan' mes vendeve perëndimore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri