I dërguari rus, Kirill Dmitriev, njoftoi sot se po niset drejt Majamit të Shteteve të Bashkuara ku do të mbahet një raund i ri i bisedimeve për dhënien fund të luftës në Ukrainë.
“Rrugës për në Miami”, shkroi Dmitriev në një postim në X, duke shtuar një emoji pëllumbi dhe duke bashkëngjitur një video të shkurtër të diellit të mëngjesit që depërtonte përmes reve mbi një plazh me palma.
“Teksa nxitësit e luftës vazhdojnë të punojnë pa pushim për të minuar planin amerikan të paqes për Ukrainën, më erdhi ndër mend kjo video nga vizita ime e mëparshme, drita që depërton përmes reve të stuhisë”, shtoi ai.
Ekipet ukrainase dhe evropiane janë gjithashtu në qytetin amerikan për negociatat e ndërmjetësuara nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner.
Bisedimet e fundjavës vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë, duke lavdëruar përparimet e Moskës në fushëbetejë, gati katër vjet pas nisjes së luftës, gjatë një konference vjetore për shtyp të zhvilluar një ditë më parë.
Të dërguarit e Trumpit kanë shtyrë përpara një plan, sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara do t’i ofronin Ukrainës garanci sigurie, por nga Kievi ka të ngjarë të pritet të heqë dorë nga një pjesë e territorit, një ide që kundërshtohet nga shumë ukrainas.
lajm ne perditesim...
Komente










