Edhe pse mund të duket cinike ndaj ndjenjës sonë kombëtare, vizita e Kryeninistrit të Shqipërisë në datat 10-11 nëntor 2014 në Beograd dhe Preshevë, ishte në rradhë të parë plotësim i një misioni të kërkuar nga Bashkimi Evropian. Sigurisht që performanca e Edi Ramës në Serbi çon ujë në mullirin e forcimit të pozitave të shqiptarëve në Ballkan. Por e vërteta është se kjo vizitë u ngjiz në Berlin më 28 gusht 2014, në mbledhjen e nivelit të lartë për Ballkanin Jugperëndimor, të thirrur nga Kryeministrja e Gjermanisë, Anxhela Merkel.
Dhe duhet te jemi mirefilli syçelur, ajo nuk kishte si të ngjizej si vizitë dhe program bashkëpunimi as në Tiranë, as edhe në Beograd. Edhe pse askush nuk mund të dalë të dëshmojë se çfarë i tha në biseda kokë më kokë Kryeministrja gjermane Kryeministrit tonë, por diçka të ngjashme si:”Shko në Beograd, tako Aleksandrin(Vuçiçin) dhe nënshkruaj ndonjë marrëveshje me të”, duhet t’ia ketë thënë. Edi Rama ishte, në një farë mënyre, i dërguari special i Bashkimit Evropian në Serbi dhe e kreu më së miri këtë rol. Këtë e deklaruan me plot gojën të gjithë ambasadorët e vendeve perëndimore në Beograd, të thirrur nga Kryeministri serb, për t’u treguar provokimin e Kryeministrit të Shqipërisë për Kosovën, sipas tij.
U pa qartë nga opinionet e këtyre ambasadorëve të fuqishëm se Tirana zyrtare mund të luajë kartat e fuqive të mëdha të Evropës së Bashkuar dhe gjithë Perëndimit. Duhet kuptuar një herë e përgjithshmonë se për BE-në, një Ballkan Jugperëndimor më i qetë e më i sigurtë është kur ka bashkëpunim real mes serbëve dhe shqiptarëve në rajon. Sa më pak tensione të ketë mes tyre, aq më shumë e barazlarguar(të paktën) qëndron Serbia ndaj aleates së saj historike e të lidhur kaq fort si nga ndjenja fetare dhe ekonomikisht, Rusisë.
Duhet ditur mirë se Rusia është investuesi i dytë më i madh në ekonominë serbe, pas Gjermanisë. Në momentet që temperatura e shovinizmit rritet në Beograd, gjigandi rus projektohet më fuqishëm në politikën dhe ekonominë serbe. Për të gjitha këto arësye, Brukseli dhe Boni kërkojnë me çdo mjet të afrojnë Beogradin me familjen e madhe evropiane. Një lehtësim komunikimi e shtim marrëdhëniesh të Serbisë me Shqipërinë është një mjet shumë efektiv. Ja përse vizita 36 orëshe e Kryeministrit Rama në Serbi ishte një dobi e madhe në këtë drejtim dhe, pavarësisht nga shumë mendime e orekse të sëmura të pseudo-analistëve tanë, ky sukses është vërtetuar nga të gjitha deklaratat e perëndimorëve dhe të medias ndërkombëtare.
Dobia e dytë e jashtëzakonshme ishte ndjesia e pranisë serioze të faktorit shqiptar edhe në politikën serbe, të përjetuar bindshëm nga dhjetra mijëra shqiptarët e luginës së Preshevës, por edhe nga mbi 2 milionë kosovarët e Kosovës. Këtej e tutje, asgje nuk mund të bëhet pa pëlqimin e Bukselit, kur vjen fjala për të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi, edhe për dukshmërinë që mori Lugina e Preshevës nga ardhja aty e Kryeministrit të Shqipërisë. Qeveria serbe do të jetë këtej tutje dy herë e përgjegjshme, për të mos e lënë këtë zonë në varfëri të plotë e izolim, sikurse, për fat të keq, ka ndodhur deri tani.
Në rast se Kryeministri serb vjen në Tiranë vitin e ardhshëm, kjo do të ishte dobia e tretë e madhe e vizitës së Ramës në Serbi, pse do të dëshmonte që bashkëpunimi mes dy vendeve, nën këshillën dhe ndikimin e fortë të lokomotivës së Evropës, Gjermanisë, është diçka serioze, dhe jo vetëm bërje formale qejfi ndaj Merkel. Por edhe pa këtë dobi, të pasigurtë në të.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com