I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, pas zbulimit të skandalit se i dha tenderin 400 mijë dollarë kuzhinierit që punon me djalin e tij Alfio Rrotanit. Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

SPAK ka sekuestruar dosjen e këtij tenderi dhe ka urdhër bllokimi për bankat për të kaluar transfertën dhe nuk dihet nëse 400 mijë dollarëshi është kaluar apo është vetëm vlera e tenderit. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te Rrortani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli.

Më 27 janar të 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i lakmuar për tendera të shumtë, paga të larta e klientelizëm, shpalli fituese të tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menynë e ''100 Fshatrave'', pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Rurale, kompaninë "Mascarpone", bashkë me personin fizik Endrit Maci. Fondi limit sipas dokumentacionit ishte 41,666,667 lekë, ndërsa oferta fituese rezulton në vlerën 41,020,500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe ofertës fituese. Një grup tjetër kompanish është spostuar edhe pse kishte paraqitur një ofertë rreth 15 mijë USD më të ulët se sa kompania fituese.

Ndërkohë administratori dhe aksioneri kryesor i kompanisë fituese ‘Mascarpone’ rezulton kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, me 55 % të aksioneve, ndërsa bashkëpronarët e tjerë janë Senad Perfati, Blenardo Rrushi dhe Eljona Sulovari.

Themeluar në dhjetor të vitit 2018, firma fituese në fakt është një bar-restorant që ndodhet përballë godinës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe që natyrisht frekuentohet nga zyrtarët e niveleve të ndryshme të FSHZH-së, pa përjashtuar as zyrtarët kanë firmosur letrat e tenderit.

Sipas dokumentacionit, bar-restoranti rezulton në adresën Rruga ''Sami Frashëri'', përballë Shkollës Petro Nini Luarasi'', në Tiranë, që përkon me adresën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dyshimet për njohje mes funksionarëve publikë që kanë bërë letrat e tenderit dhe kuzhinierit përfitues, janë të natyrshme.

Alfio Rrotani ka rolin kryesor në krahun e përfituesve të parave publike me anë të projektit të diskutueshëm të FSHZH. Ka dyshime për një lidhje financiare mes Alfio Rrotanit dhe Flladi Agolli, i cili është djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Flladi Agolli është pronar i kompleksi “Bedouin Beach Bar”, në plazhin e Hamallajt. Kompleksi është pjesë e kompanisë Hospitality Management & Services Shpk që ka aksionar të vetëm djalin e Dritan Agollit. Në media është raportuar se Alfio Rrotani ka punuar si shef kuzhine pikërisht në restorantin e djalit të kreut të FSHZH.

Por, Report Tv ka mësuar se kreu i FSHZH, Dritan Agolli ka një version tjetër. Agolli ka theksuar se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani, nuk ka punuar tek restoranti i djalit të tij, por Rrotani është kontraktuar nga Flladi Agolli për të realizuar menunë e lokalit të tij në Hamallaj. Rrotani ka marrë pagesën për këtë shërbim dhe sipas Agollit nuk ka pasur raport tjetër financiar mes tyre.

Report Tv lexoi dokumentet e tenderit për shërbimin e konsulencës për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e ''100 Fshatrave''. Nisur nga përmbajtja e dokumenteve për shërbimin e kërkuar, praktikisht kompania nuk do të bëjë pothuajse asgjë. Në pjesën e kontekstit të ndërhyrjes, nuk është e qartë se çfarë shërbimi do të ofrojë konkretisht Alfio Rrotani, pasi flitet për çështje të përgjithshme në një kontekst social dhe historik.

“Kjo ndërhyrje synon ridimensionim e fshatit shqiptar në një nivel të kënaqshëm në raport edhe me turizmin dhe jetën socio-ekonomike të banoreve që jetojnë ne to. Fshati shqiptar është pjesë integrale dhe e pazëvendësueshme për sektorin e turizmit në përgjithësi dhe atij të agroturizmit në veçanti. Në Shqipëri, turizmi gjithmonë e më shumë po zë një vend të rëndësishëm në strukturën dhe peshën e ekonomisë... FSHZH duke marrë në analizë faktorët që ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit në territorin e 100 Fshatrave, ka identifikuar si nevojë krijimin e produkteve autentike ushqimore lokale dhe krijimin e Menusë 100 Fshatrat. Në këtë kontekst përmes kësaj ndërhyrjeje do të synohet mireorientimi dhe përmirësimi në mënyrë të shpejte dhe të qëndrueshme e këtij elementi kyç për zhvillimin e turizmit në territorin e 100 fshatrave”, thuhet mes të tjerash në dokumentin e tenderit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, drejtori i FSHZH: Shpifje! S'kam konflikt interesi

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka mohuar që të ketë shkelur ligjin në tenderin 400 mijë dollarë për menunë e 100 Fshatrave. Ai thotë se kjo është një formë presioni për të influencuar në procedurën e tenderimit, e ndërsa thekson se nuk ka asnjë konflik interesi.

“Për këto arsye zhurma që është duke u bërë ne media praktikisht është një ushtrim i hapur presioni për të influencuar në procedurën e prokurimit dhe në vendimarrje gjë e cila bie në kundërshtim edhe me përcaktimet ligjore për personat apo institucionet që ndikojnë në vendimmarrje. Cdo subjekt (individ/person fizik/juridik, etj) i interesuar për faktet dhe të vërtetën mund të akesojë lehtësisht faqen zyrtare të APP-së dhe të konfirmojë këto të dhëna.

Lidhur me çështjen e konflikit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë cështje nga organet komptente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë këto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë cështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike.

Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë”, shkruan Agolli.

(Klikoni këtu për të lexuar reagimin e plote)

Ora 11:04
Skandali me tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, restoranti i djalit të Dritan Agollit fshin fotot e kuzhinierit që mori tenderin 400 mijë dollarë

Djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollit, duket se ka filluar të marrë masa për të fshirë provat që e lidhin atë me kuzhinierin Alfio Rrotanin, pasi kompania ku ai është aksioner kryesor u shpall fituese e  tenderit me vlerë 400 mijë dollarë

Në faqen në Instagram të restorantit të Flladi Agollit me emrin “Bedoun Beach Bar” janë fshirë të gjitha fotot e Rrotanit. Më parë në faqen e restorantit ishin foto të Rrotanit i cili shfaqej me gatimet specialitete të restorantit dhe me uniformën e shefit të kuzhinës. Pavarësisht se në profilin e restorantit fotot janë fshirë, Rrotani vetë vijon t'i ketë në profilin e tij.

Në pretendimet e tij, Dritan Agolli ka theksuar se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani, nuk ka punuar tek restoranti i djalit të tij, por se është kontraktuar nga Flladi Agolli për të realizuar menynë e lokalit të tij në Hamallaj. Rrotani ka marrë pagesën për këtë shërbim dhe sipas Agollit nuk ka pasur raport tjetër financiar mes tyre.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 02/02/2022 20:29

    SPAK ose KAPS e ka vendosur ne hetim sa te harrohet si ceshtje, pastaj e mbyll pa zhurme. Po i dhe 10 mije leke policit arestohesh ne flagrance. Per kete qe fakter jane sheshit duhen hetime te gjata, duhet kohe sa te harrohet. Turp o SPAK qe vepron si prokurori partie dhe jo shqiperie.

    Përgjigju
  • aliu: 02/02/2022 15:35

    Ky Agolli, eshte nje nga tentakulat e Rames ne vendet e punes ku ka leke pa hesap. Artan Lame te Kadastra, Blendi Gonxhe te DPSHTRR, ky te Fondi, e shume e shume tentakula te kohes ee Rames ne bashki, jane te shperndare aty ku leku eshte me karroce dore. Albanistan hesapi

    Përgjigju
  • liku: 02/02/2022 13:58

    Shpikje e re e hajduteve

    Përgjigju
  • Drini: 02/02/2022 13:29

    Te gjithe ish zyrtaret e bashkise Tirane ne kohen Rama jane nona e korrupsionit.

    Përgjigju
  • XXX: 02/02/2022 12:19

    Nuk u ngop ky tullaqi i qelbur, hajduti legen.

    Përgjigju
  • Ola: 02/02/2022 11:59

    Duhet shkarkuar dhe arrestuar menjeher

    Përgjigju
  • Timi: 02/02/2022 10:27

    Te tere zyrtaret e shtetit bejne korrupsion sidomos ata qe kane ne dore tenderat. Ky thjesht nuk do kete cuar zarfin ne kohe lart

    Përgjigju
  • Toni: 02/02/2022 09:50

    Kuzhinier i leshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit