I dha leje vetes, Veliaj sërish padi Bashës për shpërdorim detyre: Vendimi në konflikt interesi, të shpallet i pavlefshëm

Pas padisë për shpifje (lexo këtu), Lulzim Basha është paditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj edhe për shpërdorim të detyrës për lejen e ndërtimit që i dha vetes. Bashkia e Tiranës kërkon prej gjykatës konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, të vendimit nr. 9305/9, datë 01.08.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të lejes së ndërtimit nr. 9305/12, datë 25.08.2014 për strukturën “Shtesë 1 kat mbi strukturën ekzistuese 1 kat”, në rrugën “Skerdilajd Llagami” për pronën e regjistruar me nr. 6/121+2-29, ZK 8160, vol 22, faqe 90, pranë ZVRPP Tiranë në bashkëpronësi të Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Isufi (Basha) me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ARCHIMED INTERNATIONAL” shpk.

Në kërkesë padinë e depozituar në gjykatë, Veliaj nënvizon se është evidente që ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nxjerrë akte administrative për interesa private të tij të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me zhvillimin dhe tjetërsimin e pasurisë në pronësi të tij dhe të bashkëshortes, një 'rast i pastër i shfaqjes së interesave personale të ish-Kryetarit të Bashkisë dhe njëanësisë dhe mungesës së transparencës në vendimmarrje nga ana e këtij të fundit'.

Ndonëse ligji është tepër i qartë duke theksuar se zyrtari, në ushtrimin e funksioneve të tij, mënjanon dhe zgjidh vetë çdo situatë të konfliktit të interesit, duke përdorur një apo disa nga mënyrat sikurse është vetëpërjashtimi paraprakisht nga procesi konkret i vendimmarrjes, Basha e ka injoruar duke nxituar për t’i dhënë vetes “dhuratë” në ikje nga Bashkia një kat pallati shtesë.

“Në rastin konkret ish Kryetari i Bashkisë, Z. Lulzim Basha për një proces të rregullt ligjor dhe për vendimmarrje të drejtë dhe të paanshme, ndodhur në kushtet e konfliktit të interesit në mënyrë të drejtpërdrejtë pasi organi publik do të vendoste për një leje zhvillimore ndërtimi për shtëpinë e banimit të tij dhe bashkëshortes duhet të mënjanohej dhe të zgjidhte pa asnjë hezitim të vetëpërjashtohej paraprakisht nga procesi i vendimmarrjes dhe të delegonte këtë të drejtë tek zëvendësit e tij”, thuhet në padi.

Por Basha jo vetëm që nuk është vetëpërjashtuar, por ka vijuar duke marrë pjesë në vendimmarrje për këtë çështje e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me interesat e tij personale. Kreu demokrat Basha në funksionin e kryetarit të bashkisë Tiranë gjatë viteve 2011-2015, në shumë raste të tjera, në mungesë dhe porosi, ka deleguar kompetencën për dhënien e lejes së ndërtimit, zëvendëskryetarit të bashkisë.

Pra çka nënkupton që kjo nuk është një kompetencë që nuk mund të delegohet dhe mbi të gjitha në këtë rast, gjendur përpara konfliktit të hapur të interesit, i padituri, thotë bashkia e Tiranës duhet të kishte deleguar dhënien e lejes së ndërtimit, në favor të bashkëshortes dhe vetes së tij, te njeri prej zëvendëskryetarëve të Bashkisë Tiranë.

“Në të njëjtën linjë ka qenë dhe opinioni i institucionit përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesave, ku në kthim përgjigje për Bashkinë e Tiranës, i është drejtuar duke i ilustruar një rast konkret, nëpërmjet manualit të konfliktit të interesave në pushtetin vendor, ku një kryetar komune, në cilësinë e anëtarit të KRRT-së së komunës nuk ka marrë pjesë në votim në miratimin e lejes së ndërtimit për vëllanë e tij. Në këtë rast leja është miratuar me shumicë votash të anëtareve të KRRT-së dhe kryetari i komunës ka nënshkruar vetëm aktin final të zbardhjes së lejes së ndërtimit”, argumentohet në padinë që Veliaj ka dërguar në Gjykatë për Bashën.

Në rastin e të paditurit Basha, ligji i kohës, ligji Nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, parashikonte si autoritet përgjegjës planifikimi, bashkinë ose komunën, pra nuk kishte më Këshilla të Rregullimit të Territor. “Edhe vendimmarrja edhe zbardhja e lejes janë vendosur dhe firmosur në konflikt të hapur të interesit nga i paditura Basha, në funksionin e kryetarit të Bashkisë Tiranë”, citohet në padinë ndaj Bashës, ku Bashkia kërkon prej Gjykatës shpalljen si absolutisht të pavlefshme të lejes së dhënë nga kreu demokrat për veten e tij. Pak ditë më parë, Veliaj depozitoi në gjykatë padinë e parë kundër Bashës dhe Tabakut për lejet e ndërtimit që i dhanë vetes dhe akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re (lexo këtu).

Padia e Erion Veliajt kundër Lulzim Bashës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Irma: 30/12/2018 01:13

    Te lumte Erion. Le te dalin edhe te tilla si keto e te demaskohen hajdutet Basha etj.

    Përgjigju
  • Arian: 29/12/2018 14:45

    Hajduta ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë