Veliaj padit Bashën dhe Tabakun për shpifje për projektin e Unazës së Re dhe shkelje me lejet që i dhanë vetes

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka paditur në gjykatë Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun për shpifje dhe shkelje për lejet e ndërtimit që i kanë dhënë vetes (lexo këtu) gjatë kohës kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj ka paditur për shpifje kryetarin e PD edhe deputeten e PD për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re (lexo këtu). Veliaj i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100.000 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e Bashës dhe Tabakut lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zonë (lexo këtu). “E paditura ka shpifur publikisht kur deklaron ngjarje dhe fakte tërësisht të pavërteta. Nga momenti i deklarimeve publike të së paditurës dhe deri më datën që po depozitohet kjo kërkesë padi, nga Bashkia e Tiranës dhe paditësi, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk ka dhe nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi në favor të subjektit që përfaqësohet nga zoti Edmond Bego. Ndaj deklarimet publike të të paditurës janë deklarata që bazohen në shpifje dhe fyerje të paditësit, për shkak të funksionit që ai kryen si Kryetar i Bashkisë Tiranë”, theksohet në padi.

Në padinë drejtuar Gjykatës së Tiranës, Veliaj thotë se asnjë prej deklarimeve të Tabakut nuk është i vërtetë, por këto deklarime janë të mbështetura në fakte dhe rrethana të rreme.  Veliaj thekson se projekti i pretenduar, nuk është pjesë i projektit të unazës së madhe, por pjesë e zgjatimit të lumit të Lanës. “Për sa kohë asnjë fakt nga të sipër përmendurit nuk ka dalë apo të jetë provuar, atëherë kemi të bëjmë me shpifje dhe fyerje ndaj paditësit” thuhet në padi.

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se lekët që do të fitojë nga çdo vendim që gjykatat do të japin kundër shpifjeve publike, do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore. Me paratë e dy prej gjyqeve të fundit për shpifje të fituara ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike, Veliaj ka blerë kompjuterë për shkollat e mesme të Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiperia ime: 27/12/2018 14:25

    Bravo Erjoni.Ato bejne ndertim pa leje ti merru me shpifje.Sa e sa prishet bashke me "liderin"tend per ca nevojtare qytetare te thjeshte edhe ne in oborret e bahçet e tyre.Kurse ortaket tuaj ne krim ?????? Shpifje 100 mije leke gjobe.

    Përgjigju
  • 2015-2019: 27/12/2018 14:01

    Heret u kujtove. Je zgjedh ne 2015 tani po futemi ne 2019. I ke mbajtur kto lejet si karte qe ta hedhesh kur te vije rasti o lali eri. Lali Eri do burgun bashke me kto te paditurit e tjere. Tani qe te prieshn pazarin i nxorre. Ska njeri me te ndyre dhe te rezikshem per Shqiperine se Erion Veliaj. Akoma ska thene gje mbi vdekjen e atij djalit ne landfill.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë