I dhanë kartë identiteti edhe Laert Haxhiut e Bledar Jambellit, nis gjyqi në Athinë për grupin kriminal, të akuzuar dhe 38 oficerë të lartë!

Gjykata e Athinës ka nisur proçesin me 217 të pandehur të dosjes së njohur si “mafia e identiteteve” nga e cila kanë përfituar dokumente false edhe disa shqiptarë të shumëkërkuar.

Si pjesë e rrjetit kriminal akuzohen edhe 38 oficerë të policisë greke, të cilët sipas mediave, bashkë me ish-oficerë në poste kyçe, si dhe nëpunës civilë në komisariate, nëpunës civilë dhe ndërmjetës privatë, kanë siguruar dokumente false për persona të shumëkërkuar.

Sipas mediave greke, karta identiteti të tilla i janë gjetur disa shqiptarëve të shumëkërkuar, mes tyre, Laert Haxhiu, Bledar Jambelli, Marius Diamanti, etj. I akuzuari në Shqipëri për vrasjen e komisarit Artan Cuku, Bledar Jambelli mësohet se është nga personat që ka treguar për policinë greke emrin e personit që kryesonte grupin kriminal që furnizonte shqiptarët me këto karta false.

Greqi, ky proçes cilësohet si një nga rastet më të rënda të korrupsionit brenda policisë. Hetimet nisën në janar 2021, pas arrestimit në Athinë të një shqiptari që mbante një letërnjoftim me emrin "Alexei Tsvetkov", ku Gjeorgjia ishte shënuar si vendlindja e tij.

Verifikimi që zgjati vetëm pak orë zbuloi se i dyshuari ishte në fakt një shqiptar me emër të rremë, ndërsa letërnjoftimi fals ishte lëshuar nga Departamentit i Sigurisë në policinë e Aspropirgos. Sipas mediave, ishte pikënisja e hetimit që u finalizua me çmontimin e të ashtuquajturës mafia e identiteteve të rreme.

Prokurorët i akuzojnë organizatorët e aktivitetit kriminal se kanë arritur miliona euro fitime, kanë lëshuar qindra dokumente të falsifikuara në emër të kriminelëve dhe personave në kërkim që fshihen në Athinë gjatë dhjetë viteve të fundit. Gjatë hetimeve në vitin 2021 në një kasafortë në zyrën e një prej titullarëve të policisë, u gjetën 320 050 euro.

Dokumentet e falsifikuara ishin të vërteta pasi zyrtarët e policisë, përdorën të dhënat e shtetasve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët nuk ishin pajisur kurrë me kartë identiteti ose konsideroheshin të zhdukur. Mbajtësit e dokumenteve të falsifikuara mund të udhëtojnë lirisht brenda dhe jashtë zonës Shengen, hapnin numër biznesi dhe sigurimesh shoqërore.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao: 25/10/2023 12:36

    Kujtese per ata qe thone se veç Policia e Shtetit ne Shqiperi eshte e korruptuar deri ne palce. Ja Greqia, vend i BE-se, dhe nje tufe e konsiderueshme policesh dhe punonjesish administrate perfshihen ne korrupsion duke favorizuar kriminelet me te medhenj ne vend per te jetuar atje me identitete te ndryshuara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij