I divorcuar prej 6 vitesh, humbi kontaktet në mars, del fotoja e babait të dy vajzave

Petrit Bicakani 57-vjeç nga Tirana humbi kontaktet me dy vajzat në 22 mars të këtij viti. Vajzat e denoncuan të humbur duke kërkuar ndihmë në emisionin 'Pa Gjurmë' pasi nuk përgjigjej në telefon. Pas denoncimit në studion e emisionit erdhi një foto e një personi që ngjason shumë me Bicakanin.

Madje personi në foto e ka pranuar që duhet Petrit, por njëra nga vajzat e tij, Diamanta që është martuar në Kosovë nuk arriti që ta konfirmonte, ndërsa tha se nesër do të udhëtonte drejt Shqipërisë. "Shpresoj që të mos jetë ky në foto, pasi para tre javësh e kam parë më mirë. Unë nesër do të udhëtoj urgjent drejt Tiranës" tha vajza.

Ndërkohë që Petrit Bicakani është takuar edhe nga një mik i tij në Tiranë, i cili u ka thënë vajzave se është mirë me shëndet, por nuk dëshiron që të komunikojë me fëmijët, pasi është i mërzitur. 57-vjeçari prej gjashtë vitesh është i divorcuar, ndërsa prej një viti jetonte me qira.

Petrit Bicakani

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së