MEKSIKE- Një parkues makinash në Meksikë ka postuar në Facebook dy nga fotot më shokuese që mund të jenë ndeshur ndonjëherë përdoruesit e rrjeteve sociale. Lusi Martin Peres Rocha, 26 vjeç, ka fotografuar veten ndërsa i drejton pistoletën në kokë nipit të tij, vetëm disa muajsh.

Jo vetëm kaq, por duke i postuar në Facebook, Rocha, është bërë epiqendër e një zemërimi kolektiv që ka përfshirë mijëra njerëz, përdorues rrjetesh sociale, nga e gjithë bota. Kjo gjë i shkaktoi autorit një imazh të shëmtuar, si vet gjesti që kreu. Të shumta janë etiketimet ndaj tij, si për shembull “xhaxhai më i sëmurë në botë” apo “njeriu më idiot që ka ekzistuar ndonjëherë”.

Reagimi i fortë dhe ankesat e shumëta që lindën fill pas publikimit të fotove detyruan Rochan të postonte dhe një video sqaruese mbi “incidentit” dhe nga ku kërkon falje për gjestin. Sipas tij, pistoleta jo vetëm që ishte fallto, por fotot i shkrepi ndërsa po luante me të nipin. Gjithashtu Rocha, në video, shprehet i gatshëm të bashpunojë me autoritet për të vërtetuar se fëmija nuk ka qenë i rrezikuar nga gjesti i tij.
Ndaj, nëse ato që thotë Rocha mbi fotot janë fjalë të sinqerta, atëherë, ky mbetet gjer në fund vërtet një gjest idiot.
/Shqiptarja.com