Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar lidhur me pankartën e studentëve “I duam tarifat sa Erjon Braçe”, në protestën e tyre para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Me anë të një statusi në Instagram, Braçe ka këshilluar kryeministrin Edi Rama lidhur me shkrimin në pankartë, që ai vetë e postoi në rrjetet e tij sociale. (SHIKO KËTU).
"Mos paguaj tarifat sa unë, por paguaj subvencionin për çdo student të mirë, të varfër apo mesatar saç je i gjatë vetë!," -shkruanl Braçe.
Më tej, Braçe shprehet se ka dy fjalë edhe ndaj ish-kreut të PD-së, Sali Berishës, i cili ishte ndër të parët që e postoi në rrjetet e tij sociale.
Sali, unë kam aq centimetra sa më duhen, jo në shtat, por në zemër! Ti e di mirë se ajo zemra më ka bërë që të mos e qeth lulin hiç as përballë teje në Kuvend, as përballë teje në rrugë kur ti ishe me kallash në dorë dhe unë me duar në xhepa!
Erjon Braçe, deputet i PS-së