I foli shqip punonjësit të aeroportit, Bebe Rexha 'shpërthen' në lot: Nuk më lejuan të fluturoj (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shfaqur duke qarë në disa video të publikuara në Instagram.

Me anë të një postimi në Insta Story Bebe thotë se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai është shqiptar. Punonjësi në fjalë i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se tani po e kërcenojnë se nuk do e lejojnë të fluturojë.

Një gjë e tillë e ka frikësuar dhe mërzitur Beben.

“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Incidenti besohet të ketë ndodhur në aeroportin e Mynihut, ku Bebe Rexha ka qenë duke fluturuar tranzit pasi ishte ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, në Riad të Arabisë Saudite.

Ajo bëri edhe një reagim tjetër me shkrim duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory.

1/2
Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 17/08/2024 21:09

    Mshtetje morale pa fund meriton patriotja jon BEBE REXHA shqiptaret e bashkum ne tan Europen me ja u diftu venin ktyne plehnave qe ancora ne 2024 nuk na trajtojn si qytetar Evropian.

    Përgjigju
  • Donny: 17/08/2024 19:31

    Po mos u qeravit. Nuk te foli ne shqip, foli anglisht. Eshte hera e pare qe degjoj qe ti mbushesh breket nga nje puntor aeroporti. Behu burnesh mos qaj por vazhdo jeten pa toksitet.

    Përgjigju
  • Iliri: 17/08/2024 19:26

    Çuditem me ju komentuesit që jeni më injorantë se punonjësi i sigurisë në fjalë, po ku ka njeri në botë nuk ekziston asnjëherë të të pezullojë fluturimin se ke folur një gjuhën të huaj qoftë dhe Shqip.Me ata që bëjnë ç'do gjë vetëm përnjë like apo për përfitime personale u besoni ju?Hajde Shqipe hajde.

    Përgjigju
  • Kosova: 17/08/2024 18:18

    Nderi une je ti, luftë do të bëjmë për ty?

    Përgjigju
  • halla esma: 17/08/2024 17:50

    HE MOJ BEBE,,,ME INJORANTE QE NUK KANE BERE ASNJE DITE SHKOLLE MERRESH TI...TI JE VIP...MERRESH ME HAJVANE ME RROGE 1000 EURO NE MUAJ....

    Përgjigju
    • Chemal Kartoni: 17/08/2024 18:16

      Ai qe punon ne aeroport ka shkolle sa presidenti por puna qendron qe nuk pyetGjermoni per muzikant, nuk njihnin as celentanon shumica

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure