Genc Ferhati, i cilësuar si i forti i rrugës së “Kavajës” do të përballet në Gjykatë e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sipas Prokurorisë, Ferhati në bashkëpunim edhe me 6 persona të tjerë i ka vendosur një gjobë nga qelitë e burgut të Peqinit, biznesmenit të kafesë Julian Bregu. Mes Bregut dhe Ferhatit ka pasur një marrëveshje tregtare, por kjo nuk ka funksionuar. Nisur nga kjo situatë, Ferhati ka kërkuar 10 milion lekë nga Bregu dhe 1650 euro.
Kjo shumë është kërkuar gjatë bisedë me “Skype” që Ferhati ka pasur me Bregun, teksa ky i fundit mbahej i izoluar nga shokët e Ferhatit si Elvis Karoli, Arianit Luli, Klevis Kardashi, Pajtim Serjani, Ditmar Rreçi dhe Arben Haxhyhyseni.
Gjatë bisedës mes Bregut dhe Ferhatit, i dënuari me disa vite burg për vrasjen në vitin 1999 të Denis Gina e Median Shehu, i ka pohuar tregtarit Bregu “... Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 përqind do i mbaj unë me vëllain tim Elvisin. Nesër do të marrim në telefon rreth orës 09.00-09.30 dhe do shkojmë te noteri dhe do punosh për ne deri sa të vdesësh. Unë nuk do të flas më. A më kuptove?”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com