Laboratori gjigant në fshatin Mbrostar të Fierit ishte i ndërtuar në mes të një blloku me kashtë.
Trafikantët kanë gjetur vendin më të përshtatshëm për ndërtimin e punishtes, për të mos rënë në sy dhe vijuar të qetë aktivitetin kriminal. Report Tv mbërriti mëngjesin e sotëm pranë laboratorit me sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.
Brenda magazinës dallohen llambat që përdoren për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithashtu ishte montuar edhe një sistem aspirimi me të gjitha tubacionet, si dhe freskuese të vogla që bëjnë tharjen e bimës. Rrjet elektrik, pompa dhe tela për të tharë bimët e kanabisit ishin vendosur brenda magazinës.
Burime Policore thanë për Report TV se fillimisht magazina është pikasur nga një oficer policie. Banorë të fshatit Mbrostar e kanë parë këtë polic dhe uniformat blu kanë vendosur për të ndërhyrë pasi I trembeshin rrjedhjes së informacionit.
Pronari i magazinës Vladimir Çillotaj është një emër i njohur për Policinë. Ai është arrestuar më parë për vjedhje të naftës Bruto të Albpetrolit, bashkë me shefin e postës policore Patos. Gjithashtu Vladimir Çilotaj është arrestuar edhe për shkak të rrëmbimit të një vajze.

Lajmi kryesor:
VIDEO/Zbulohet laboratori gjigant i drogës në Fier, sekuestrohet gomonia 12 m e gjatë
/Shqiptarja.com
