VIDEO/Zbulohet laboratori gjigant i drogës në Fier, sekuestrohet gomonia 12 m e gjatë

Një laborator i madh droge, me sipërfaqe 300 metra katror, është zbuluar nga Policia e Fierit, ndërsa është sekuestruar një gomone, që dyshohet se përdorej për transport lëndësh narkotike. Laboratori ishte ndërtuar në fshatin Mbrostar, në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos. 

Vendi ku do kultivoheshin dhe përpunoheshin bimët narkotike kishte një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror dhe ndodhej brenda magazinës 400 metra katrorëshe. Nga ana tjetër, gjatë kontrolleve policore u gjet dhe gomonia 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF, në afërsi të fshatit Seman.


Gomonia e sekuestruar pranë laboratorit


FOTOT/Laboratori i drogës i zbuluar në Fier

Njoftimi i policisë:
Policia e Fierit zbulon një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohet një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e fenomentit të kultivimit të bimëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në fshatin Mbrostar, Fier, në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, u konstatua një laborator i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror. Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.

Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
I fshehur mes blloqeve me kashtë, Report Tv pranë laboratorit të kanabisit në Fier

Laboratori gjigant në fshatin Mbrostar të Fierit ishte i ndërtuar në mes të një blloku me kashtë. 

Trafikantët kanë gjetur vendin më të përshtatshëm për ndërtimin e punishtes, për të mos rënë në sy dhe vijuar të qetë aktivitetin kriminal. Report Tv mbërriti mëngjesin e sotëm pranë laboratorit me sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.    

Brenda magazinës dallohen llambat që përdoren për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithashtu ishte montuar edhe një sistem aspirimi me të gjitha tubacionet, si dhe freskuese të vogla që bëjnë tharjen e bimës. Rrjet elektrik, pompa dhe tela për të tharë bimët e kanabisit ishin vendosur brenda magazinës. 

Burime Policore thanë për Report TV se fillimisht magazina është pikasur nga një oficer policie. Banorë të fshatit Mbrostar e kanë parë këtë polic dhe uniformat blu kanë vendosur për të ndërhyrë pasi I trembeshin rrjedhjes së informacionit. 

Pronari i magazinës Vladimir Çillotaj është një emër i njohur për Policinë. Ai është arrestuar më parë për vjedhje të naftës Bruto të Albpetrolit, bashkë me shefin e postës policore Patos. Gjithashtu Vladimir Çilotaj është arrestuar edhe për shkak të rrëmbimit të një vajze.

Ora 12:33
Rrëmbim vajze dhe vjedhje, për çfarë ishte arrestuar pronari i tokës ku u zbulua laboratori i drogës

Report Tv ka zbardhur të detaje të reja mbi laboratorin e drogës të zbuluar në Fier, në tokën e shtetasit Vladimir Çitoja.

Report Tv mësoi se pronari i tokës, ku u ndërtua laboratori 300 metra katror, ka qenë i arrestuar më parë për vjedhje, bashkë me shefin e postës së Policisë Patos.

Çitoja dhe zyrtari i postës së policisë vidhnin naftë bruto në 'Albpetrol' dhe për këtë ishin arrestuar. Por, mbi Vladimir Çiton nuk rëndon vetëm akuza e vjedhjes, pasi burime të Report Tv bëjnë me dije se 50-vjeçari, banues në Patos, ishte arrestuar më parë edhe për rrëmbimin e një vajze në Fier.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cimi: 11/05/2018 11:12

    mos u zini o te mjere, mos.

    Përgjigju
  • anonim: 10/05/2018 13:40

    laborator ne ndertim e siper .???? dyshohet se do perdorej per droge???/ po keta ku e dine mund te ishte duke ndertuar sera tjetri ..te perfitonte nga suvencionet!!!!

    Përgjigju
  • Ceno: 10/05/2018 11:48

    BRAVO FATMIR XHAFËS !! Është LABORATORI i PD DROGËS , Prandaj janë Strukur dhe nuk po ndihen fare. Janë KRIMINELËT e PDsë , që kanë mbi 20 VJET që punojnë me NARKO-TRAFIKUN e KOKAINËS dhe HEROINËS në FIER dhe i Paguajnë 50% të FITIMIT tek Zyrat e SHQUP në Tiranë dhe Financojnë PD Drogën nëpër fushata.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 10/05/2018 13:11

      Pse keta te ps jan te ndershem dhe mbjellin jonxhe. Por ketu veprohet selektivisht

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?