Nxori në pritë shokun e fëmijërisë që i fshihej gjakmarrjes, Gjykata e Lezhës dënon me 21 vite burg Mikel Aliajn
Autori Mikel (Gjovalin) Alia dhe viktima Eri Zefi
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Armbajtje pa leje". Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Aline me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1 e 3 e dënimit. Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i dënuar për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonik e pamjeve filmike.
Sipas dosjes Hetimore, 42-vjeçari Alia i kishte kërkuar shokut të fëmijërisë ta ndihmonte për të vjedhur një sasi kanabisi në zonën malore të Mirditës, ku ndodhi krimi. Ekzekutorët ndërkohë besohet se ishin dy persona të tjerë, që mbeten ende të paidentifikuar. Për të mbërritur tek ta, prokuroria e Lezhës i kërkoi 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësirave. Por ai në vazhdimësi ka mohuar çdo lidhje me vrasjen duke u deklaruar i pafajshëm.
Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e preken në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit. Dyshimet janë se i riu u ekzekutua për hakmarrje, pasi i vëllai është dënuar për një vrasje në Durrës. Por megjithatë asnjëherë nuk janë përjashtuar as konflikte të tjera të vetë 34- vjeçarit.
Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit, ndërsa ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.8%
-
Vendos filtra
16.3%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita! Vijon i pezulluar lundrimi në Shëngjin
22 Nëntor, 09:09
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor, 15:55
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet
21 Nëntor, 09:39
-
Kurbin/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale e dhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet babai! E denoncuan fqinjët! 53-vjeçari: S’e kam përdhunuar
20 Nëntor, 15:31
-
Shëngjin/ Shkrumbohet nga flakët një makinë tek Rana e Hedhun, drejtuesi ishte brenda mjetit bashkë me dy vajzat! Arritën të dalin pa lëndime (VIDEO)
19 Nëntor, 16:40
-
Rënia e temperaturave, aktivizohet ngrohja në shkollat e Lezhës
19 Nëntor, 15:17
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët në Shkodër e Lezhë: Godisni fort grupet kriminale dhe parandaloni ngjarjet
19 Nëntor, 15:11