Zbulohen mënyrat e nxjerrjes nga aeroporti të sendeve të vjedhura. Report Tv ka siguruar dëshminë e dy të arrestuarve këtë të hënë, për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve, punjonës të ngarkim-shkarkimit në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se punonjësit i fshihnin sendet e vjedhura në shollat e këpucëve dhe në organet gjenitale. Ata nuk i shpërndanin sendet që vidhnin, por i kalonin vetë. Në rastet kur vidhnin vlera monetare ose sende me vlerë, largoheshin menjëherë nga aeroporti duke nxjerrë justifikime familjare. Për këtë arsye këtej e tutje nuk lejohet asnjë puntor të dalë nga aeroporti pa mbaruar orarin e punës.
Arrestimi i punonjësve të ngarkim-shkarkimit me inicialet, D.M. 22 vjeç dhe E.RR, 24 vjeç, u bë i mundur ketë të hënë, falë informacioneve të marra se punonjësit kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme. Nga ky operacion u arrit të sekuestrohej shuma prej 4550 euro, që dyshohet ti jete vjedhur nga bagazhet udhëtarit me iniciale H.E.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë marrë informacione për autorë të tjerë, të përfshirë në ngjarje, qe kanë kryer vjedhje dhe që aktualisht janë në punë. Të njëjtat burime konfirmojnë se një shkresë pritet tu dërgohet autoriteteve për largimin e këtyre personave nga puna.
Report Tv ka denoncuar dhe më parë rastet e grabitjes së bagazheve në Aeroportin e Rinasit. Në 17 prill të 2018 Report tv zbuloi skandalin e vjedhjes së sendeve nga valixhet në aeroportin e Rinasit, ngjarje të ndodhura në vazhdimësi dhe të evidentuara prej Policisë pas kallëzimeve të udhëtarëve, që në korrik 2018.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në '41 BIS' 3 të rrezikshëm brenda 4 ditëve në regjimin e posaçëm
17 Dhjetor, 18:20
-
Rinas/ Ilaçe kontrabandë nga Jordania, arrestohen 5 kosovarët! Mbi 1 mln tableta në 14 çanta, përdoreshin edhe për përgatitjen e drogës! Kapen 300 mijë euro cash (EMRAT)
17 Dhjetor, 12:12
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor, 18:28
-
Rekordi/ Pasagjeri i 10 miliontë në Rinas nga Holandë: Surprizë për mua! Drejtori Operacional i TIA-s: Fokusi ynë, zhvillimi i qëndrueshëm
10 Dhjetor, 09:27
-
Të dënuar për përdhunim e drogë, kapen dy turq në Rinas, pritet ekstradimi në Turqi e Gjermani! Në pranga edhe shqiptari i dënuar për drogë (EMRAT)
9 Dhjetor, 10:21
-
Arrestohet në Rinas turku i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë! Europol: Pronar i 703 kg drogë e fshehur mes sapunit kapur në portin e Hamburgut
29 Nëntor, 13:04
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Plagosi me armë zjarri një person në Rrethrrotullimin e Plepave 6 muaj më parë, ekstradohet nga Gjermania 25 vjeçari (EMRI)
13 Nëntor, 14:55
-
Me 26 kg kanabis në valixhe nga Dubai, arrestohet në Rinas! 21 vjeçari me banim në Luksemburg
11 Nëntor, 11:25
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vjet burg për Talo Çelën
4 Nëntor, 13:58
-
Turizmi, Rama: Jemi rritur me 3.2 milion udhëtarë përmes TIA! Tetori arriti në 942 mijë pasagjerë, 47% më shumë se vjet
2 Nëntor, 21:24