Këngëtarja Ronela Hajati ka dhënë një intervistë në Torino pas provave për festivalin në Eurovision, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën "Sekret". Për fotografinë që u fshi nga faqja zyrtare në Instagram sepse u cilësua si provokuese, Ronela thotë se nuk kishte asgjë të gabuar.

Imazhi u realizua gjatë provave dhe këngëtarja po bënte lëvizjen që shpiku mbreti i popit, Michael Jackson. 

"Ndihem çuditshëm, por mendoj se Eurovisioni është festivali i lirisë dhe kjo është arsyeja kryesore përse ëndërroja të isha këtu. Secili mund të bëjë siç dëshiron, por në fund të ditës, është vetëm show. Nëse dikush do të shohë diçka familjare, mund të shohë ndonjë shfaqje tjetër. Është në 9 të mbrëmjes, më besoni, fëmijët dinë gjëra më shumë se unë.

Unë nuk bëra asgjë më shumë se ç'duhet. Kur njerëzit të shohin performancën, do mendojnë, për këtë u bë aq e madhe? Është thjesht një lëvizje dhe kapën fotografinë, çfarë ka të gabuar në këtë? Michael Jackson e shpiku këtë! Unë isha vetëm 3 vjece. Nëse ai e ka bërë, edhe unë do e bëj", tha Ronela Hajati.

Ndër për kërcimtarët u shpreh se janë miqtë e saj dhe koreografja Klaudia Pepa ka menduar diçka që të përfaqësojë Shqipërinë dhe të japë mesazhin që të gjithë janë të lirë për të dashuruar.

"Ata janë edhe miqtë e mi. Ata janë italianë dhe koreografja është nga Shqipëria, por jeton në Itali. Ajo është mikesha ime dhe është shumë e talentuar. Ne u përpoqëm të bëjmë diçka ndryshe, një kërcim tradicional i ndërthurur me modernen, diçka që mund të përfaqësojë Shqipërinë sepse është komerciale.

Është një mesazh për këdo që të ndihen të lirë për të dashuruar këdo, të gëzojnë shëndet të plotë mendor dhe fizik. Dashuria lufton çdo gjë të keqe, ndaj mendoj se është mesazhi më i mirë që mund të japim", tha Ronela Hajati.

Fotografia që u fshi nga llogaria zyrtare në Instagram e Eurovision

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:33
Vallet tradicionale të ndërthurura me modernen, del VIDEO, ja si do duket performanca e Ronela Hajatit në Eurovizion

Një klip prej 30 sekondash na ka zbuluar një pjesë të performancës së Ronela Hajatit në Eurovizion.  Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë me këngën ‘Sekret’, mes zërave kritik për këngën, por edhe për performancës.