I Ftohti, mbyllen shkollat
në qarqet ku ka borë

I Ftohti, mbyllen shkollat <br />në qarqet ku ka borë
TIRANE- I ftohti Siberia që ka pushtuar vendin tonë këto ditë, ka bërë që të mbyllen një pjesë e madhe e shkollave në Veri dhe në Jug të vendit. Kështu ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë me dije se për shkak të kushteve të rënduara atmosferik janë mbyllur të gjithë shkollat e Dibrës, Bulqizës, Mirditës, Tropojës, Kukësit, Pukës, Malësisë së Madhe, Skraparit, Matit, Tepelenës, Kolonjës dhe Devollit. Në Korçë janë mbyllur shkollat në Plasë, Pojan, Zvezdë, Zëmblak, Sheqeras, zona e Lozhanit, Vreshtas, Bregas, Rrëmbec, Orman-Pojan, Lavdar, zona e Lekasit. Në Pogradec janë kyçur shkollat e komunave Çerravë, Trebinjë, Dardhas dhe Proptisht, ndërsa në Berat shkollat e komunave Tërpan dhe Sinjë. Sa I përket Shkodrës mësimi është paralizuar në të gjithë fshatrat, ndërsa në Lezhë nuk kanë zhvilluar mësim fëmijët e shkolave në Ungrej, Kalivaç, Trashan, Kallmet, Dajç, Mabe, Grash, Kakarriq, Malecaj. Në Has skanë zhvilluar mësim fëmijët e Mujaj, Golaj, Letaj, Zgjeç, Kosturr, Fajza, Tregtan, Metaliaj, Gjinaj, Domaj Kishaj, ndërsa në Elbasan e kanë bërë pushim dje 42 shkolla: në komunën Shmil 6 shkolla, Gjinar 4 shkolla, Shushicë 2 shkolla, Mollas 3 shkolla, Grekan 2 shkolla, Belsh 6 shkolla, Funar 2 shkolla, Kosovë 2 shkolla, Tregan 2 shkolla, Zavalinë 1 shkollë, Gostimë 6 shkolla, Shalës 3 shkolla. Në Gramsh nuk kanë zhvilluar mësim shkollat e komunave Poroçan, Tunjë, Kukur, Skënderbegas, Kushovë, Lenie, në Librazhd shkollat e komunave: Steblevë, Orenj, Lunik, Qendër, Polis, Hotolisht, Qukës, Stravaj, Rajcë, në Vlorë shkollat e komunës Sevaster, ndërsa në Tiranë ka qenë I pamundur mkësimi në shkollat e komunave Zall-Bastar, Krrabë, Mneri i sipërm, Kllojkë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi