Një 52-vjeçar nga fshati Zall i Krujës është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur lëndë narkotike kanabis sativa të mbjella.
Bëhet fjalë për personin me inicialet A. K, që është arrestuar në flagrancë, ndërsa probleme me uniformat blu ka edhe bashkëshortja e tij. Kjo pasi ajo, I. K, është proceduar për akuzën "Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim".
Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi I.S., 43 vjeç, më detyrë kryeplak i fshatit Zall, Krujë, për veprën penale "Moskallëzim i krimit".
Komento
Komente









