Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar ditën e sotme në një rrugë në Kopenhagen.
Ajo po afrohej drejt tregut në sheshin Kultorvet, kur një burrë e goditi me grusht.
Fatmirësisht, kryeministrja është në gjendje të mirë shëndetësorë dhe jashtë rrezikut për jetën, por sipas mediave, e shokuar nga ngjarja.
Sulmuesi është neutralizuar dhe arrestuar menjëherë në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i këtij sulmi.
Mette Frederiksen, 46 vjeçe, ka udhëhequr Partinë Social Demokratike Daneze, në krye të një koalicioni të qendrës së majtë që nga qershori 2019.