Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti i akuzuar dhe në hetim nga SPAK për korrupsion ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke treguar çmimin dhe vlerësimin nga SHBA.
Në postim Prifti shprehet se është një ndër çmimet më të mëdha botërore sa i përket kirurgjisë kardio torkale. Gjithashtu Prifti nuk lë pa përmendur se askush nuk e uroi në vendin e tij.
“Përgjigje! Sadisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Çmimi më i madh botëror i kirurgjisë kardio torakale ku nga gjithë Evropa Lindore dhe Azia e Afërt si dhe gadishulli arabik pas Hungarisë dhe Izraelit, renditet Shqipëria. Çmim që në 70 vjet, jepet një herë në vit dhe USA e ka fituar vetëm dy herë. Në vendin tim s’ma uroi askushi përkundrazi!”, shkruan mjeku kardiolog Edvin Prifti.
Gjykata e Lartë la dje në fuqi vendimin për detyrim paraqitje për mjekun, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rikthimin e tij në qeli.
Emri i Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
dhe .... gjykata e lart e la ne shtepi.... pas 2 muajsh ne profesion.
PërgjigjuEh,njelloj sikur nje bombavenes te mburret se eshte profesionisti me i mire per berjen e bombes. Ky ska kuptuar fare se hajdutlleku dhjet cdo aftesi
PërgjigjuDr Hajduti, do te uroja me gjithe qejf por flete lavdërimi eshte i 2004 dhe nuk eshte cmim sic thoni ju, pastaj ju jeni harruar qe prej vitesh nuk ju njef kush.
PërgjigjuIk o Dr legen ,o pis! Ca kujton je i pa zevendesueshem. Yt hajdut e ktheve punen ne bizness.. ik tani merr dhe cmimin e ketij timit.
PërgjigjuPyeti pak ata doktoret amerikane qe te dhane cmimin, ne se,sa e si e mbajne pazarin ne dore me pacientet,dhe pastaj tregohu sa e si e mban ti dhe na trego si do te pergjigjen!!
PërgjigjuDoktor cmimin nuk ta mohon kush.por qe je xhepist je ske pike humanizmi.nenje vend te b.e dota benin ate qe sthuhet.leri p...... doktor.
PërgjigjuDOKTOR A E KE LEXUAR NDONJEHERE BETIMIN E HIPOKRATIT??? Ne nje pike te tij thuhet: "kure kerko shperblim mjeku duhet te largohet nga detyra pasi vetem mjek nuk munde te jete" PO JU SI DUHET TE BENI I PA NDERUAR ZOTI DOKTOR.