I hodhi mikrofonin Klotilda Bushkës në komision, Gazment Bardhi përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u përjashtua për 5 ditë nga e drejta për të marrë pjesë në komisione parlamentare dhe në seancë plenare. Shkak sipas sekretariatit për Etikën është bërë gjuha e përdor nga deputeti gjatë komisionit të Ligjeve dy ditë më parë.

Ky vendim vjen pas debateve të ashpra në Komisionin e Ligjeve për projektin e Portit të Durrësit. Pas votimit, Bardhi i hodhi mikrofonin drejtueses së Komisionit duke bërë që mbledhja të mbyllet me tensione. Në një reagim, Bardhi u shpreh se veprimi i tij erdhi pasi i hoqën të drejtën e fjalës.

"Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me situatën e krijuar nga deputeti z. Gazmend Bardhi, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të datës 15.11.2022. Në këtë mbledhje deputeti Bardhi përdori gjuhë jo parlamentare ndaj Kryetares së Komisionit, shoqëruar me veprime agresive, duke dëmtuar paisjet audio në sallën e mbledhjes së komisionit, si dhe keqpërdori dokumentacionin e mbledhjes, duke i hedhur shkresat e mbledhjes drejt Kryetares së Komisionit.  Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63 pika ç dhe neni 65/1, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare për 5 (pesë) ditë”, për deputetin Gazmend Bardhi. Vendimi hyn në fuqi më datë 18.11.2022", ka njoftuar Kuvendi. 

Projekti i portit të Durrësit ka nxitur një sërë debatesh me akuza nga ana e opozitës ndaj socialistëve. Për opozitën, qeveria e ka me “ngut” këtë projekt dhe kjo i bën të dyshojnë, mirëpo sipas Eduard Shalsit po nxitojnë pasi Shqipëria nuk e ka luksin që të humbasë në kontratë të këtyre nivele.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta